Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në fshatin Luzni të Dibrës, ku mbeti i vdekur një 50-vjecar pas një konflikti me dy fqinjtë e tij.
Personi cili shihni në foto është 50-vjecari i cili ka mbëtur i vdekur i identifikuar si Xhetan Konesha, ndërsa autorët e ngjarjes janë identifikuar si vëllezërit Muhamet dhe Altin Mera. Ndërkohë njëri prej vëllezërve është arrestuar nga policia, ndërsa rezulton i shpallur në kërkim Altin Mera i cili besohet se është fshehur në pyllin afër fshatit.
Qytetarët të cilët jetojnë në po të njëjtën zonë janë shprehur për mediat se ata nuk kanë parë asnjë gjë, vetëm kanë dëgjuar se vëllezërit kanë qëlluar me automatik.
Ndërkohë më parë u tha se sherri mes viktimës dhe vëllezërve kishte filluar për shkak të një prone, ndërsa qytetarët e intervistuar për ‘FaxNews’ kanë deklaruar se njëri ka shtëpinë në njërin cep dhe tjetri në anën tjerër.
“Vec na thanë ka automatikun e s’dim kurrgjo hiç. Njëri e ka shtëpinë në cepin tjetër dhe tjetri në anën tjetër.”, u shpreh një qytetar.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje duke krehur zonën dhe duke kërkuar kërkuar 42-vjeçarin Altin Mera i cili besohet se fshihet në pyll.
(R.G/Faxweb.al)