Deputeti Alban Zeneli ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për zhvillimet e fundit politike. Ai ka shprehur rezervat e tij në lidhje në lidhje me uljen e palëve në tryezën e dialogut për reformën zgjedhore, ndërsa nga ana tjetër beson se kjo do të sjellë ndryshime të rëndësishme.
Zeneli ka folur për Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit, sjelljen e opozitës parlamentare në parlament, pritshëmritë nga reforma zgjedhore.
“Kam votuar pro zgjatimit të punës së komisioni por me shtimin e çështjeve kemi qenë kundër. vlerësimet e Komisionit të Venecias janë të pranueshme”.
A duhet të shkarkohet Presidenti Meta pas dekretit për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit?
Zeneli: Mua nuk më lejohet të flas si pjesë e komisionit të hetimit pa dalë në një konkluzion. Për mua ka më shumë rëndësi serioziteti dhe integriteti i këtij vendimi se sa çfarë do të jetë përfundimi.
I bashkoheni qëndrimit të Metës se cili do qoftë vendimi, nuk do të ketë efekt për presidentin?
Zeneli: Uroj të mos jetë në vazhdën e proceseve hetimore që ka ngritur Kuvendi i Shqipërisë gjatë 30 viteve, ku kanë ikur në drejtim të paditur. Një nga arsyet kryesore pse është bërë reforma në drejtësi është që të mos ketë njëri të pahetuar dhe të pagjykuar duke filluar nga Presidenti. Besoj që një vijë sjellje do të jetë edhe raporti i Komisionit të Venecias.
A po përdoret Venecia dhe gjithë këto opinione që duhet disa muaj për të shtyrë votimet?
Zeneli: Edhe unë e shikoj në këtë këndvështrim. Mazhoranca ka marrë nisma ligjore si paketa anti-shpifje që shtyp të drejtat e medias dhe qytetarëve. Unë shikoj një lloj presioni që bëjnë për të përfituar kohën por edhe gjëra të tjera në aspektin politik por jo vetëm.
Disa deputetë bllokuan foltoren e parlamentit, a duket e drejtë kauza e djegies së mandateve?
Zeneli: Jo nuk e shikoj kështu, kam qenë deputet edhe në legjislaturën e kaluar. Këto lloj skenash janë të pranueshme edhe në skena politike të vendeve shumë më të zhvilluara, unë shoh me rëndësi debatin politik. Nëse ne zbrapsemi dhe ikin çfarë do ti mbetet qytetarit kur ai s’ka asnjë lloj imuniteti sikurse ne. Ishte shumë e gabuar djegia e mandateve, dhe ishte shumë e drejtë marrja e mandateve nga deputetët e rinjë.
Këshilli Politik nuk ka kontribute vendimmarrjeje, unë e shikoj në dy plane. E shikoj pozitiv uljen në dialog pavarësisht se kush janë palët. Do të pranoja një marrëveshje edhe jashtë institucioneve vetëm të jenë në interes të qytetarëve shqiptar dhe jo të krerëve politik. Pavarësisht se shoh pozitivisht, shoh edhe pjesën e pazareve të pista që bëhen në kurriz të qytetarëve. Çfarë ndryshoi në këtë rast që u ulën pas gjithë kësaj kohë. Sot vendi ka shumë probleme, dhe dihet që është politika ajo që është përgjegjëse. Unë do them që kauza jonë përveç mbështetje institucionale, është edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.
(F.GJ/FAXWEB.AL)