02:45 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Urimi i veçantë i Astrit Patozit: Çdo ëndërr për të ndryshuar botën fillon nga vetja

18:39 | 31/12/2016
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Urimi i veçantë i Astrit Patozit: Çdo ëndërr për të ndryshuar botën fillon nga vetja
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka bërë një urim shumë të veçantë në rrjetet sociale me rastin e Vitit të Ri 2017.
 
Ish-kreu i Grupit Parlamentar të PD-së shkruan ndër të tjera se, është e kotë që të mallkohet viti që shkoi dhe të urohet lumturia për vitin që vjen.
 
Sipas tij, asgjë nuk vjen vetë dhe se ndryshimi nis nga vetja.
 
Postimi i plotë i Astrit Patozit:

..QE TE JETE NJE VIT FITUES…

I(e) dashur mik(e),

Nuk ka vite të mirë dhe vite të këqinj, ndaj mos e mallko këtë që po ikën, duke uruar më kot lumturinë, që si gjithmonë nuk ka për të ardhur pas 1 janarit. Bardh-e-zia nuk ndihmon asnjëherë për të ndjerë dhe kuptuar se dhimbja dhe gëzimi duhen trajtuar me të njëjtin kujdes dhe me të njëjtën përunjësi. Por kjo nuk e ndryshon faktin që ngjyrat e jetës në masën më të madhe i përcaktojmë vetë.

Është ditë bilancesh, por ato jo gjithmonë kanë lidhje me shifrat. Mos u xhelozo pa lidhje për ata që dinë vetëm të numurojnë, njerëz apo sende qofshin. Fatmirësisht, aritmetika është shkencë monotone dhe shumë e pamjaftueshme për të shpjeguar kuptimin e jetës.

Besimi dhe shpresa janë pasuri të pacmuara, që ende nuk kanë dalë në shitje. Por ti mos e merr si të shkruar nga Zoti këtë, sepse ato mund të falen dhe të jepen në përdorim. Sic, për fat të keq, na ka ndodhur.

Unë e di se nuk është gjithmonë e lehtë të ndash engjëllin nga djalli, për sa kohë që patetizmi vijon të mbetet sport i preferuar. Por kjo nuk do të thotë se për ta mësuar që soba djeg, duhet patjetër të vendosësh dorën mbi suprinën e saj.

Mendo, gjithësesi, të ndreqësh gabimet e tua të vogla, sado të pakrahasueshme të jenë ato me mëkatet e mëdha të atyre që po të shpifin atdheun. Të cilin të ftojnë ta duash vetëm, kur dalin vetë në televizor, ose maksimumi atëherë kur ka ndeshje kombëtarja e futbollit.

Duhet ta dish që Shqipëria fillon nga tavolina jote dhe mbaron tek himni i flamurit, e nuk është aspak e kundërta. Dhe duhet të ndihesh i fortë, sepse ata nuk të ndërrojnë dot ty, kurse ti mund t’i ndërrosh mëkatarët.

Mund të fitosh nganjëherë edhe pa e arritur dot trofeun. Por mund të humbësh thellë, pikërisht atëherë, kur duket se të gjithë po të duartrokasin. Mos të duket e pamundur që fitore mund të arrihet edhe pa mundur domosdo dikë tjetër. Ndërkohë, që mund të humbasësh rëndë edhe po të gjunjëzosh gjysmën e globit.

Uroj që ky të jetë një vit fitues, në të gjitha kuptimet e kësaj fjale, por jam i sigurt se kjo nuk vlen për të gjithë. Është ekskluzivitet i atyre që besojnë, i atyre që përpiqen, i atyre që luftojnë. Mos ki asnjë dyshim se pas një viti do t’i gjejmë në të njëtin vend dhe në të njëjtën gjendje ata që sot vetëm po luten për suksesin, që s’vjen, me sytë nga qielli.

Çdo ëndërr për të ndryshuar botën fillon nga vetja. Dhe asnjë ndryshim nuk është arritur pa qenë një herë më parë ëndërr. Gëzuar miq! (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: patoziUrimVITI I RI
Pas

Basha tradicional, uron shqiptarët me kartolinë për Vitin e Ri

Para

Nis vrullshëm Liverpool-City, “Të Kuqtë” kalojnë në avantazh (GOLI)

Para
Nis vrullshëm Liverpool-City, “Të Kuqtë” kalojnë në avantazh (GOLI)

Nis vrullshëm Liverpool-City, "Të Kuqtë" kalojnë në avantazh (GOLI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.