05:53 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

I uroi pension të mbarë, Hafizi i thotë të gjitha pas krisjes me Blushin: Sjellje prej “macho”

13:04 | 29/11/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Flet Hafizi pas humbjes së mandatit: Morëm 20 mijë perla në batakun e politikës së gënjeshtrës, ”LIBRA” duhet ta vazhdojë

Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi pak ditë më parë shpallën ndarjen e madhe mes tyre. Pas disa debateve të vazhdueshme brenda partisë debati tashmë është zhvendosur më tej.

Në një intervistë për gazetën ‘’Dita”, Hafizi është ndalur gjerë e gjatë në konfliktin me ish-mikun e saj Ben Blushi.

-Pas zgjedhjeve, në LIBRA pati një heshtje totale… Pse?

Po të shihni me vëmendje, edhe pas zgjedhjeve unë nga ana ime kam patur disa prononcime dhe kam qenë e pranishme në media. Më pas, acarimi i marrëdhënieve me kryetarin dhe mbyllja totale e komunikimit me të, e stepi aksionin. Ai asnjëherë nuk e ka shpjeguar dhe nuk ka qenë transparent për këtë situatë që krijoi, megjithë insistimet e shumë prej njerëzve më aktivë që kemi rreth e rrotull. Në një parti të re dhe të hutuar nga humbja, izolimi i kryetarit mund të kthehet në një faktor izolimi të partisë. I duhet drejtuar kjo pyetje z. Blushi.

-Ndërsa, vetëm pak ditë më parë, si një rrufe në qiell të hapur në media doli një përplasje e fort mes jush dhe z. Blushi, dy figura kryesore të Libra-s. Çfarë ndodhi?

E kam shpjeguar në prononcimin tim të djeshëm. Vjen nga mospajtimi për rregullat etike të funksionimit të partisë, të përplasjeve për parimet politike dhe demokratike, sidomos pas 25 Qershorit.

-Cilat ishin propozimet tuaja që nervozuan, z. Blushi?

Arsyet janë ato të mësipërmet. Por, propozimet që e bënë të sillej ashtu siç e patë publikisht ishin dy. Së pari, që kandidatët për Bërthamë të mund të vetëpropozohen, pasi kanë marrë mbështetjen e mbi 10 anëtarëve Libra, nga të cilët 5 të kenë qenë kandidatë për deputetë. Ai kërkonte që të kishte ekskluzivitetin e propozimit për kandidatët. Njëlloj siç ndodh te Rilindja dhe partitë e tjera të vjetra. Së dyti, lidhur me procedurat për caktimin e listave të përfaqësimit politik Libra, unë propozova të shmangej ekskluziviteti i kryetarit dhe të kishte trupa vendimmarrëse, si në shumë parti europiane.

-Në analizën tuaj, tashmë që kanë kaluar pak ditë, çfarë mendoni, pse ai reagoi kaq ashpër ndaj jush?

Reagimi i ashpër është çështje personaliteti. Mbase është mënyra e përdorur nga politikanët “macho” shqiptarë për të intimiduar të tjerët. Por e ka llogaritur keq, sepse askush nuk më intimidon dot asnjëherë përmes rrugës së dhunës apo shpifjeve. E vetmja gjë që më intimidon është vetja ime dhe pyetja që i bëj ndërgjegjes, nëse kam qenë krejtësisht e drejtë dhe luajale. Në këtë rast ndërgjegjja më thotë PO, pa asnjë hezitim.

-Ju uroi “pension të mbarë”, si u ndjetë pas kësaj fjale, e thënë nga një person të cilit i keni besuar dhe punuar me të?

Përtej pensionit, kishte dhe fjalë të tjera më të rënda. Ai farë helmi e mllefi, që ende nuk e kuptoj se si mund të drejtohen ndaj meje. Unë kam bërë gjithçka për projektin tonë të përbashkët dhe kam ofruar pa rezervë bashkëpunimin. Momentet më të vështira të rrugëtimit dyvjeçar i kemi kaluar bashkërisht.

Ai helm e mllef po vazhdon të derdhet çdo ditë në portalin e Libra-s, ndaj meje, familjes sime, por edhe shumë Librave të tjerë me arsye të shëndoshë. Derdhet në mënyrën më vulgare, nga anonimë politikë apo njerëz që fshehin identitetin. Derdhet në portalin e komanduar tërësisht nga z. Blushi, duke e kthyer këtë faqe propagande në një neveri politike.

 -Zonja Hafizi, një parti kaq e vogël, e cila nuk ka as përfaqësi në Parlament, e ka të justifikuar një përplasje kaq të ashpër midis dy figurave kryesore të saj?

Aspak të justifikuar. Jo vetëm se nuk është e përfaqësuar në parlament, por sepse është ngritur mbi parime krejt të tjera etike.

-Pas kësaj situate, mund të themi që ju jeni shkëputur nga LIBRA?

T’ia lemë kohës të rrjedhë.

-Jeni shprehur se jeni gati për të mbështetur çdo aksion të ri politik, kjo do të ndodhi brenda LIBRA-s, apo jashtë saj?

Kam shumë detyrime për aksione politike brenda Libras. Detyrime ndaj njerëzve që na ndoqën e besuan.

-Në këtë fazë që jeni, megjithë këto situatë e tensione, ia vlejti sakrifica për të lënë partinë tuaj dhe mbështetur z. Blushi në një projekt të ri politik?

Projektin e ri politik e kam ngritur bashkë me z. Blushi. Nuk jam unë mbështetësja. Mund të thosha më saktësisht se është ai mbështetësi im. Rilindjen do ta kisha lënë edhe pa patur asnjë projekt të ri politik. Në betejën brenda Rilindjes, po, aty kam qenë mbështetëse e z. Blushi.

-A ndiheni e përdorur nga z. Blushi?

Në mesazhin e tij brutal ai ka dashur të më thotë se më ka përdorur. Për revansh! Por unë kam bërë gjithçka duke ndjekur bindjen time dhe vetëm bindjen time, të cilën po e ndjek me besnikëri edhe në këto fjalë që po them.

-Tanimë, cila është e ardhmja e saj politike?

Koha do ta tregojë.

-Z. Blushi në rrethin e tij të ngushtë është shprehur se do të nisë grupimin e të gjitha partive të qendrës për të krijuar polin e tretë. E besoni ju këtë projekt të tij?

Blushi mund të ngrejë çfarëdo projekti që i pëlqen në emrin e tij. Në emrin e Libras dhe 20 mijë votave të saj, ai s’mund të ngrejë asgjë pa pyetur strukturat.

 

Etiketa: Ben Blushilibramimoza hafizi
Pas

1.6 ton drogë, 3 prej të arrestuarve sot para prokurorëve të Pireut, mohojnë akuzat

Para

Dënohet me 20 vite burg për krime lufte, kroati pi helm para trupit gjykues (VIDEO)

Para
Dënohet me 20 vite burg për krime lufte, kroati pi helm para trupit gjykues (VIDEO)

Dënohet me 20 vite burg për krime lufte, kroati pi helm para trupit gjykues (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.