23:33 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vdekja e dyshimtë e Demo Progonatit, Hoxha: Hall i madh kur bën “biznes” ndërkombëtar me shefat e korruptuar të policisë

16:46 | 12/09/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vdekja e dyshimtë e Demo Progonatit, Hoxha: Hall i madh kur bën “biznes” ndërkombëtar me shefat e korruptuar të policisë

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me vdekjen e dyshimtë të 46-vjeçarit Demo Progonati në QSUT, i arrestuar në datë 15 janar 2017 nën akuzën e trafikut të 2.4 ton kanabis drejt Italisë.

Sipas Hoxhës me gjithë atë hashash të transportuar drejt Italisë, i ndjeri do duhej të bënte jetë lordi në qeli vipash në burg, por është “hall i madh kur bën “biznes” ndërkombëtar me shefat e korruptuar të policisë”.

“Te qofte e lehte Demo Progonati….
Mbase si ke marre te gjitha me vete mor burre…
Hall i madh kur ben “biznes” nderkombetar me shefat e korruptuar te policise, tek je mire e bukur, papritur ha buk e fiq…
Hajde e gjeje tani c’e gjeti te ndjerin Demo, me gjithe ate hashash qe kishte transportuar drejt Italise, ai duhej te bente jete lordi ne qeli vipash ne burg,…”, shkruan Artan Hoxha.

Ndërkohë në një intervistë për Fax News avokati i Demo Progonatit,  Roland Islami u shpreh se do të bëjë kallëzim penal në prokurori pasi sipas tij ai është infektuar me HIV-AIDS në paraburgim.

“Dyshoj se është infektuar me HIV-AIDS në ambjetet e paraburgimit. Kur u arrestua iu bënë të gjitha analizat dhe kontrollet. Nga analizat Progonati rezultoi i pastër nga të gjitha infeksionet”, – tha ai.

Ka zëra në media që Progonati gjeti vdekjen në muajin qershor të këtij viti në amjentet e QSUT-s, por policia e Shtetit e ka bërë të ditur vetëm për ditën e sotme.

Progonati u arrestua nga policinë e shtetit në Durrës në 2017 teksa drejtonte kamionin që po transportonte kanabisin.

Pak kohë pas  arrestimit të tij, në pranga ra edhe një drejtues i lartë i policisë, i cili sipas deklarimeve të Prokurorisë në atë kohë, rezultonte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ai ishte Festim Lelaj, i cili deri në momentin e arrestimit mbante detyrë Nënkomisarit në drejtorinë e Policisë në Fier. Organi i akuzës tha për Lelajn në atë periudhë, se ai dyshohej si përgjegjësi kryesor i trafikimit të 2.5 tonëve kanabis nga porti i Durrësit në drejtim të Italisë, të cilat po transportoheshin me kamion nga Demir Progonati.

Gjithashtu prokuroria tha se, Nënkomisar Lelaj, cilësohej prej tyre pas hetimeve, si organizatori i këtij rrjeti trafiku dhe si personi që siguronte lëndën narkotike

Ai u ndalua bashkë me Skënder Siceqan dhe Arbi Mustafën, ndërkohë që  Prokuroria për Krime të Rënda në Shqipëri i kishte nisur hetimet për këtë organizatë, pasi autoritetet italiane në Ankona zbuluan një kamion me lëndën narkotike, i cili drejtohej nga shqiptari Dhimo Koraj, Demo Progonati, së bashku me Euron Hotin, Malton Lleshin dhe Aurel Laza.

(B.H/Faxëeb)

Etiketa: Artan Hoxha-Demo Progonati
Pas

“Bashkia të japë dritën jeshile”, Voltana Ademi i përgjigjet Gjiknurit: Rren ditën për diell, qeveria nepërkëmb Shkodrën

Para

I thyeshin kockat sapo prekej, vdes foshnja e porsalindur në Durrës. Familjarët akuza mjekëve: Të pakujdesshëm!

Para
I thyeshin kockat sapo prekej, vdes foshnja e porsalindur në Durrës. Familjarët akuza mjekëve: Të pakujdesshëm!

I thyeshin kockat sapo prekej, vdes foshnja e porsalindur në Durrës. Familjarët akuza mjekëve: Të pakujdesshëm!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.