Vdekja e dy personave njëri-pas tjetrit brenda disa orëve ka tronditur opinionin publik.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Monza në Milano.
Sipas mediave lokale, babë e bijë kanë humbur jetën pas helmimit nga taliumi.
Patrizia Del Zotto 62 vjeçe dhe babai i saj Battista Del Zotto, 94 vjeç, kanë humbur jetën pak orë njëri pas tjetrit.
Ajo që i ka habitur të gjithë është shkaku i vdekjes, pra jashtëqitja e pëllumbave.
Hetimet e kryera zbuluan se jashtëqitja e pëllumbave përmbante talium.
Taliumi është një element kimik metalik që oksidohet në kontakt me ajrin.
Përveç dy të vdekurve nga kjo familje në spital ndodhet edhe vajza tjetër 58-vjeçare, gjendja e të cilës është në përmirësim.
Policia dhe të njohurit e familjes e kanë përjashtuar mundësinë se helmimi mund të ketë qenë i qëllimshëm.
(F.M/Faxweb)