Gjatë një takimi të zhvilluar në Njësinë nr. 1 të Tiranës, kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj, u shpreh se Partia Demokratike synon ta bëjë Tiranën si Gërdeci me emrat që ka zgjedhur si kandidatë për deputetë në Tiranë.
Duke e argumentuar këtë koment, ai tha se qytetarët e Tiranës nuk janë budallenj që të votojnë PD-në, pasi diferenca mes PS-së dhe PD-së është e qartë.
““Nuk mendoj që ka budallenj në Tiranë që do të votojnë PD, që të kthehej në gjumë. Humbësi në Tiranë u rikthye prapë, bashkë me Halimin edhe Grida që e refuzoi Durrësi. Pastaj sollën edhe Fatmir Mediun, propozimi i tyre është që ta bëjmë Tiranën si Gërdeci. Të sjellësh Gërdecin në Tiranë, kjo është Republika e Re.
Dhe qershia mbi tortë, vjen deputet në Tiranë Saliu dhe përgjigja e Tiranës është ‘JO’. Boll u tallët në 27 vite dhe ne duhet të vazhdojmë përpara me punë. Diferenca është, ata gjumë ne përkushtim dhe punë.”, u shpreh ai.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post