05:26 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vepër madhështore që shkurton 6 orë rrugë, Rama ndan mendimet e qytetarëve pas hapjes së tunelit të Murrizit

09:20 | 16/03/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vepër madhështore që shkurton 6 orë rrugë, Rama ndan mendimet e qytetarëve pas hapjes së tunelit të Murrizit

Hapjen e tunelit të Murrizit me 14 mars, banorët e Dibrës e kanë cilësuar një ditë historike.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa nga opinionet e qytetarëve ku ndër të tjera shkruan se: Dhe me zërin e qytetarëve, jo vetëm të Dibrës, për Tunelin e Murrizit që na e mori shpirtin derisa e lidhëm krejt si duhej Rrugën e Arbrit, ju uroj të diel të paqtë”.

 “U plotësu ëndrra shekullore e dibranëve”, tha një qytetar.

Klosi gjysmë orë është, lagje e Tiranës, Burreli 50 minuta maksimumi. Është mrekulli. I lumtë Edi Ramës”, tha një tjetër.

Ndërkohë edhe shumë qyetarë të tjerë janë shprehur se hapja e këtij tuneli shkurton 6 orë rrugë dhe çdo gjë është një kryevepër madhështore.

“Është rruga që lidh Tiranën me Dibrën, të lidh me Shqipërinë”. “Ta gëzojnë të gjithë shqiptarët dhe dibranët e Maqedonisë së Veriut”, kanë qenë disa nga komentet e tjera.

Tuneli i Murrizit nisi të ndërtohet në maj të 2019-ës dhe duhet të ishte mbyllur në prill të vitit 2022 por ka pasur ecuri të avashtë për shkak të gjeologjisë së vështirë, dhe rrëshqitjes së dherave.

Tuneli është i gjatë 3.7 kilometra dhe do të shkurtojë distancën mes Dibrës dhe Tiranës në vetëm 2 orë. Ai ka 11 dalje dhe kalimi do jetë pa pagesë. Në total Rruga e Arbrit ka 7 tunele, me gjatësi totale 8,5 km. Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga. Për pak javë pritet të mbyllet edhe segmenti Maqellarë -Peshkopi.

Tuneli i Murrizit përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës. Në total Rruga e Arbrit ka 7 tunele me gjatësi totale 8,5 km. Punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit prej 69 kilometrash, e përbërë nga 6 tunele dhe 4 ura, ndërsa kostoja totale e koncesionit 13 vjeçar përllogaritet në  40.3 miliardë lekë.

 

Etiketa: ramaTuneli Murrizit
Pas

SHBA – 31 të vdekur nga stuhitë në qendër dhe jug të vendit

Para

Fluks vizitorësh në kalanë e Shkodrës dy muajt e parë të vitit

Para
Fluks vizitorësh në kalanë e Shkodrës dy muajt e parë të vitit

Fluks vizitorësh në kalanë e Shkodrës dy muajt e parë të vitit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.