I ftuar në studion e ‘Fax News’ deputeti i PS-së Pjerin Ndreu ka komentuar Çështjen më të nxehtë të momentit siç është ajo e audiopërgjimit për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, por edhe dëshminë e dëshmitarit Albert Veliu, i cili në intervistën që publikoi PD thotë se audiopërgjimi është i vërtetë, dhe biseda mes tij dhe Agron Xhafajt nuk është e montuar.
Pjerin Ndreu ka thënë se Xhafaj është target i sulmit për shkak të punës së mirë që po bën dhe sipas tij opozita nuk e kapërdinë dot që edhe policia shqiptare të bëhet pjesë e operacioneve ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar.
I pyetur në lidhje me vetingun në polici ku policëve u kërkohet por jo edhe ministrit të Brendshëm, Pjerin Ndreu u shpreh se ky është një argument qesharak pasi ministri është politik, ndërsa polici mund të rrijë edhe 30 vite në atë detyrë. Megjithatë deputeti socialist deklaroi se vetingu është i rezervuar edhe për ministrin por edhe për të gjithë politikanët dhe askush nuk do shpëtojë.
“Argument qesharak, Polici rri 30 vite në detyrë, ne nuk mund të barazojmë peshën e ministrit me peshën e drejtuesve të policisë në terren, ministri është person politik dhe barazimi i ministrit në veting me policinë është i pavend. Por prisni se është rezervuar fatura e vetingut edhe për ministrin, do krijohet SPAK-u dhe askush nga politika, përfshirë edhe ministrin nuk do shpëtojë por këtë nuk e thonë”, deklaroi Pjerin Ndreu.
Sa i përket audiopërgjimit Pjerin Ndreu theksoi se duhet të presim hetimin sepse nuk mund ti vëmë vulën është apo jo i vërtetë pa e marrë në dorë institucionet e specializuara të hetimit.
“Do ta zgjidhin studio ose laboratore kriminalistike të certifikuara, të tjerat janë deduksione, këtu ka vend për qetësi, secili të ketë ftohtësinë dhe të presë se çfarë do të ndodhë me hetimin. Dhe për më tepër kur një dëshmitar del në media më parë është nivel shumë I ulët, është qesharake, ne duhet të presim hetimin që të na thotë se kush është filani, ku është gatuar kjo histori, mbase do të trëegojë se përgjimi është i vërtetë dhe mbetet për tu parë pozita e ministrit Xhafa, ndërsa nëse provohet se është jo i vërtetë atëherë përgjegjësia penale bie mbi ata që e kanë nxjerrë.Ka njerëz që me cdo lloj formash kërkojn ë të bllokojn reformë, por një ditë do të dalin në shesh.
Ne kemi kërkuar që prokuroria të bëjë punën e saj, për sa kohë që del një ordiner që thotë broçkulla që nuk konvergojnë në fakte unë nuk mund ta marr t’ua shesë shqiptarëve si histori të vërtetë. Duke u nisur nga personaliteti i tij, asaj që kërkon opozita por edhe kontekstit të ngjarjes më bën të dyshoj, i kërkoj prokurorisë që të bëjë punën e saj me intensitet. Me atë që thotë ky unë nuk mund të gjykoj ministrin e Brenshëm, kjo është absurde por është filozofi e opozitës” tha ndër të tjera ai.
(B.H/Faxweb)