Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se një mjet ka humbur kontrollin dhe ka hyrë në një dyqan në zonën e Dispancerisë në Tiranë, duke lënë të plagosur dy persona.
Mes personave të plagosur është shitësi në dyqanin e enëve të kuzhinës.
Nuk dihet ende shkaku i humbjes së kontrollit të mjetit nga ana e shoferit, dhe as gjendja e personave që kanë mbetur të plagosur.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Fax News, në zonë ka punonjës të policisë që po kryejnë verifikimet.