03:30 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Artur Çani: Dy gjëra kryesore ka sjellë “Babalja”, pozitive dhe negative. Pse ngjarja e ‘Bllok-ut’ nuk është si tjerat

17:32 | 12/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Artur Çani: Dy gjëra kryesore ka sjellë “Babalja”, pozitive dhe negative. Pse ngjarja e ‘Bllok-ut’ nuk është si tjerat

Gazetari Artur Çani i ftuar në ‘Fax News’ ka folur mbi aktualitetin politik në vend ku çështja “Babale” apo “Xhisiela” kanë marrë vëmendjen kryesore, u shpreh se shqetësimi kryesorë i qytetarëve nuk janë tema të tilla.

Megjithatë sipas tij “Babalja” ka sjellë dy gjëra sipas tij, një pozitive dhe një negative. Çani u shpreh se fakti që për shkka të “Babales” një person që ishte i dënuar për trafik droge, Agron Xhafaj, shkoi në burg, kjo është diçka pozitive. por ana tjetër negative sipas tij është se u ndërpre vettingu në polici, pasi sipas tin nuk mudn t’i kërkohet një polici nëse ka apo jo lidhje me persona të inkriminuar kur ministri ka vëllain e tij të dënuar për trafik droge.

“Dy gjera kanë ardhur nga babalja, e mira është që një person i dënuar, u mor dhe shkoi në burg, një dënim po zbatohet, por ka një të keqe të madhe ngeli në mes reforma në polici”, tha Çani.

Ai deklaroi se e vetmja e gjë që nuk beson deri tani në çështjen “Babale” është se gjoja ai e bëri gjithë këtë për 200 mijë euro. Sipas Çanit do të mjaftonin 2 mijë euro dhe “Babalja” do të thoshte çfarëdo  që t’i kërkonin.

“Për dy mijë euro “Babalja” të thotë cfarë të duash ti”,  u shpreh Çani.

Duke iu referuar vendimit të Ramës për mbylljen e pikave të basteve, Çani tha se ky shtet vepron në amulli, pasi nuk ka bërë një plan të caktuar për këtë nismë, madje sipas tij njerëzit mendojnë se çfarë skenari po luhet.

“Ky është një shtet që punon në amullin, pse nuk bëhet një plan i caktuar për mbylljen e lojërave të fatit, pse menjëherë, të gjithë thonë se pse e ka bërë çfarë po luhet”, tha ai.

I pyetur në lidhje me situatën me krimin në vend, ku ditëve të fundit janë shënuar një sërë ngjarjesh të rënda, Artur Çani, duke iu referuar rastit të Matit ku Kujtim Koxha ekzekutoi 3 punonjës të bashkisë dhe plagosi një tjetër, tha se kjo është një çmenduri dhe nuk duhet të politizohet.

“Kjo është çmenduri, kufiri mes normalëve dhe jonormalëve është shumë afër në këtë vend”, tha ai.

Por duke iu referuar ngjarjes në Bllok disa ditë më para, Çani tha se kjo është një situatë krejt ndryshe pasi persona në kërkim bëjnë karshillëk në mes të Tiranës.

“Ajo ishte një  ngjarje ndryshe nga të tjerat, njerëz në kërkim nga ligji, i bëjnë karshillëk ligjit, dihej që ajo ishte makina e filanit dhe dihej që ai ishte brenda i armatosur, e kuptoni që ku ka arritë. Flitet që këta paguajnë muaj për muaj kesh shefa policie që të kenë privilegje, informacione, të mos preken bizneset e tyre, që të paguash policinë është shumë e rëndë, këto janë skema të caktuara, thuhet se këta emërojnë shumë shefa komisariatesh, ko është e vështirë të verifikohet. Këmbana bie për drejtuesit kryesorë”, u shpreh Artur Çani ndër të tjera.

Intervista e plotë:

(B,H/Faxweb)

Etiketa: artur cani
Pas

Zbuloni pse jeni ende single bazuar nga shenja e horoskopit

Para

“Babale” flet ekskluzivisht për “Fax News” pas lirimit

Para
Rrëfehet dëshmitari X: Agronin e kam njohur në Itali, ai komandon Vlorën

"Babale" flet ekskluzivisht për "Fax News" pas lirimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.