Mesfushori i Marsejës, Luis Gustavo, është bërë ‘hit’ në rrjetet sociale, nga një autogol i çuditshëm shënuar mbrëmjen e djeshme, në sfidën që francezët luanin në transfertë ndaj Aintrahtit të Frankfurtit.
Ish-bavarezi, në minutën e 17-të, u përpoq të kthente një top tek portieri i tij, por pa e parë farë atë, nuk e vuri re se ai nuk gjendej përpara katërkëndëshit, por i spostuar pak më djathtas.
Me siguri që pas golit vetë mesfushori nuk iu ka besuar syve.
https://www.youtube.com/watch?v=g0wa4jhrNsM&feature=youtu.be
(E.K/FAXWEB.AL)