22:54 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Dalin pamjet, si e vendosi ‘me porosi’ eksplòzivin në lokalin tek ‘Petro Nini’, pòlicia arrèston autorin

18:36 | 12/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Dalin pamjet, si e vendosi ‘me porosi’ eksplòzivin në lokalin tek ‘Petro Nini’, pòlicia arrèston autorin

Kanë dalë pamjet e momentit kur 28-vjeçari me inicialet F.A i vuri tritolin lokalit të Arben Koçollari mëngjesin e 11 Qershorit i cili është arrestuar sot dhe mësohet se ka dëshmuar se e kishin porositur por nuk është zbuluar ende se nga kush.

Ai mbërrin me biçikletë me një çantë në duar ku mendohet se kishte futur lëndën plasëse dhe e vendos në dërën e biznesit, ndërsa largohet po me biçikletë ndërsa në kokë mban një kapuç. Lënda plásëse i ishte vendosur lokalit “Jujo” në rrugën “Deshmoret e 4 shkurtit”, i cili është në pronësi të shtetasit Arben Koçollari, emri i të cilit nuk rezulton që të ketë precedentë të mëparshëm penalë.

Lokali ndodhet në katin e parë të një pallati, ndërkohë që shpërthimi ka alarmuar banorët të cilët kanë dalë jashtë banesave të tyre, por fatmirësisht dëmet janë shënuar vetëm materiale

Si pasojë e shpèrthimit që ka qenë i fuqishëm, ka pasur dèmtime dhe në bizneset përrreth, kryesisht në xhamat e tyre. Ndërkohë vetë lokali që ka qenë objektiv i shpèrthimit, është rrethuar, dhe është kthyer tashmë në një skenë krími.

I arrestuari është një 28-vjeçar me inicialet F.A, me precedent të theksuar kríminal në fushën e narkòtikëve, vjèdhjes së pronës dhe krímeve ndaj personit. Zbradhja e ngjarjes dhe finalizimi i operacionit nga Komisariati i Pòlicisë Nr 2 dhe Seksioni për Hetimin e Krímeve kundër Pronës në DVP Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rrobat dhe biçikleta që autori ka përdorur gjatë kohës së vendosjes së lëndës ekspl òzive.

“Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në  orët e para të mëngjesit të datës  11.06.2020, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, ku në derën e lokalit të shtetasit A.B., shpërtheu një sasi lënde plasëse duke shkatur dëme materiale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ngriti një grup të posaçëm hetimor të përbërë nga Specialistë për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 dhe Specialistë për hetimin e krimit ndaj pronës dhe nën drejtimin e Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Tiranë vijoi puna intensive për  zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve profesionale dhe punës intensive të pandërprerë hetimore të bërë nga Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 Tiranë, u bë e mundur që brenda 24 orëve të zbardhej ngjarja, duke identifikuar autorin e dyshuar të vendosjes së eksplozivit.

Mbi provat e grumbulluara u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Eksplozivi”, ku gjatë operacionit u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar  F. A., 28 vjeç, banues në Tiranë me precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe i arrestuar për veprën penale “Vjedhje”.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale biçikletën, veshjet, një qese në të cilën ishte vendosur lënda eksplozive, atletet, sende këto të cilat autoi i kishte përdorur në kryerjen e veprës penale. Materialet  do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Shkatërrm i pronës me eksploziv””, njoftojnë blutë e kryeqytetit.

Pas

LAJM I FUNDIT/ ‘Përbën rrisk të lartë’, shtyhet hapja e transportit publik, ja afati

Para

Përfundon mbledhja/ “Çështja e sistemit zgjedhor mbetet e hapur”, Gjiknuri pas takimit: Ne i qëndrojmë marrëveshjes

Para
“Deri të hënën do jetë gati drafti për Reformën Zgjedhore”, Gjiknuri jep detaje për buxhetin e partive: Do të dyfishohen…

Përfundon mbledhja/ "Çështja e sistemit zgjedhor mbetet e hapur", Gjiknuri pas takimit: Ne i qëndrojmë marrëveshjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.