Situata e krijuar nga reshjet e dëborës ka krijuar mjaft vështirësi në qarkun e Kukësit, ku situata paraqitet problematike sidomos në zonën e Shishtavecit.
Reshjet e borës dhe stuhitë kanë përfshirë mbrëmjen e sotme gjithë zonën duke bllokuar rreth 500 familje.
Ndërkohë që banorët thonë se kanë kërkuar herë pas here ndërhyrjen nga ana e Bashkisë së Kukësit por kjo e fundit është shprehur nga ana e saj se nuk ka fonde për mirëmbajtjen e këtij aksi dhe dërgimin e borëpastruesve.
(M.Q/Faxweb.al)