22:46 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Video/ Makina e bërë ‘shoshë’ nga plumbat, si shpëtuan mrekullisht 2 fëmijët e Tonin Gjinajt

13:17 | 12/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ Makina e bërë ‘shoshë’ nga plumbat, si shpëtuan mrekullisht 2 fëmijët e Tonin Gjinajt

Fax News ka siguruar pamjet e makinës në të cilën u vra pak para mesditës së sotme Armando (Tonin) Gjini, në mes të qytetit të Rrëshenit.

Makina në të cilën ndodhej Gjini, së bashku me dy fëmijët e tij është bërë shoshë nga plumbat, ndërsa dyshohet se autorët kanë qenë vrasës profesionistë, pasi fëmijët nuk kanë pësuar asnjë dëm.

Disa prej plumbave e kanë kapur 48-vjeçarin në kokë, nga xhami i pasmë i mjetit.


Gjini ka ndaluar makinën, teksa gruaja e tij ka shkuar për të blerë diçka në dyqan dhe në ato momente është ekzekutuar.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që policia është vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorëve.

Po kush është Armando Gjini?

Armando Gjini, është i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit. 48-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani, dhe qendroi në burg për rreth një vit.

Vitin e kaluar në kuadër të operacionit ‘Precizioni’ Gjini u arrestua së bashku me 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan 8 ton drogë.

Met Kanani njihet nga mediat turke si “Eskobari shqiptar” për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike përfshirë edhe heroinë e kokainë.

Nga operacionet e zhvilluara më herët edhe në Itali, Greqi, Turqi e Shqipëri, bandës i është sekuestruar mbi 8.4 ton kanabis me vlerë tregu 10 mln euro.

Njoftimi i policisë për vrasjen e sotme: 

Në qytet Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në  Rrëshen.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli  si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.

(M.Q-E.K/Faxweb.al)

Etiketa: gjinitonin gjini
Pas

Greg Rama feston ditëlindjen, ndan foton që na la gojëhapur

Para

U shkarkua se liroi para kohe nga burgu Lul Cakën, Gjykata shpëton drejtorin e burgut

Para
U shkarkua se liroi para kohe nga burgu Lul Cakën, Gjykata shpëton drejtorin e burgut

U shkarkua se liroi para kohe nga burgu Lul Cakën, Gjykata shpëton drejtorin e burgut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.