07:34 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Video/ “O hyni në fabrikë, o merrni librezat dhe ikni”, vijon kërcënimi ndaj punonjësve të fasonerisë, nisin protestat

08:03 | 12/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ “O hyni në fabrikë, o merrni librezat dhe ikni”, vijon kërcënimi ndaj punonjësve të fasonerisë, nisin protestat

Rreth 2500 punëtorë kanë dalë sërish në protestë mëngjesin e sotëm pranë ambjenteve të fasonërisë ku punojnë, për shkak se detyrohen nga eprorët e tyre që të hyjnë në fabrikë, edhe pse nuk ka asnjë masë parandaluese për marrjen e koronavirusit.

Mësohet se kompania quhet “Alba Shoes” ndërsa është zhvendosur në vendin ku momentalisht ushtron aktivitetin prej 3 muajsh.

Punonjësit që janë të punësuar aty mësohet se janë të lagjes Shkozë ndërsa bëhet e ditur se janë rreth 2500 të tillë.

Ata shprehen në denoncimin e tyre për Faxweb.al se policia ka qenë e pranishme mëngjesin e sotëm përpara kompanisë, por nuk ka ndërhyrë në favor të tyre.

Mësohet se pronarët dhe disa eprorë të kësaj fabrike janë kthyer nga Italia disa ditë më parë ndërsa punëtorët janë shprehur të shqetësuar pasi dyshojnë se mund të jenë të infektuar me koronavirus.

“Sot na thanë o hyni brenda dhe nisni punën, ose merrni librezat edhe ikni”, shprehen disa prej punonjësve.

Protesta e punonjësve nisi që prej ditës së djeshme ndërsa  eprorët kanë dashur ta mbajnë të fshehtë incidentin, pasi kanë kërkuar që punonjësit të vijojnë punën pavarësisht se rrezikojnë të marrin ndonjë infeksion, ndërsa në fasonëri mbërritën edhe disa efektivë policie.

Ndërkohë që mëngjesin e sotëm ka pasur protesta dhe në një fabrikë pranë ish-uzinën e metalurgjikut në Alidem, ku punonjësit po ashtu nuk duan që të nisin punën.

Biznesi fason dhe call centerat, janë bizneset që kanë problematikën më të madhe në këto ditët e para të mbërritjes së koronavirusit, pasi përqendrimi i njerëzve është shumë i madh dhe distanca mes tyre nuk respektohet.

Lexo edhe:

VIDEO/ Njërës prej punonjëseve i bie të fikët: Pronarët janë kthyer nga Italia, kemi frikë se infektohemi (2500 punëtorëve të fasonërisë u kërkohet të nisin punën)

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: biznesi fasonproteste
Pas

“Jam në shtëpi për veten dhe për ty”, Klea Huta jep këshillat e vlefshme për ndjekësit e saj në Instagram

Para

Pas Tiranës, edhe Bashkia e Durrësit pezullon transportin urban

Para
Godina e dëmtuar nga tërmeti, Gjykata e Durrësit zhvendoset në Kavajë

Pas Tiranës, edhe Bashkia e Durrësit pezullon transportin urban

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.