Një shpërthim ka ndodhur në katin e dytë të një apartamenti në Vlorë. Shpërthimi ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Çole” në Vlorë. Burime nga policia bëjnë të ditur se shpërthimi në apartament dyshohet se është kryer me tritol.
Fax News raporton se shtëpia ku ka ndodhur shpërthimi ka pak javë që është dhënë me qira. Ndërkohë që bëhet e ditur se aty banon bashkëshortja e një shtetasi që është vrarë 3 vite më parë, Hyqmet Nexhipit.
Bëhet e ditur se gruaja është transportuar për në spital. Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe apartamente të tjera.Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i ngjarjes për vrasjen e bashkëshortit
Hyqmet Nexhipi, banues në Vlorë, i vrarë mëngjesin 23 janarit 2016 në Vlorë, mësohet se ka qenë në lëvizje në momentin kur është ekzekutuar. Makina e tij tip Honda është gjendur e ndaluar pranë Karburant “Vola: në lagjien “24 maji” në rrugën Transballkanike, e shoshitur nga plumbat e një arme tip kallashnikove. Ajo që mësohet mbi profilin e Nexhipit, është se ai ishte pronar i anijes së pëshkimit “Drita”.
(M.Q/Faxweb.al)