Teatri Kombëtar ka qenë kryefjala e ditës së sotme ku janë shënuar përplasje midis artistëve që kishin mbështetjen e qytetarëve por edhe të opozitës së bashkuar, dhe forcave të rendit që ende në këto moment kanë krijuar kordone të fuqishme për të mos lejuar askënd të futet në perimetrin e ambienteve që i përkasin shtëpisë së artit shqiptar.
Në videon e mëposhtme një protestuese e ka parë të arsyeshme t’i ndajë biskotat që ka në dorë me efektivët e Policisë, një pjesë e të cilëve nuk kanë pranuar por disa të tjerë, po.
Ndërkohë përimetri i Teatrit Kombëtar është i rrethuar nga dhjetra efektivë të Policisë dhe mjete shoqëruese ku ende nuk dihet se cili është motive i kësaj prezence të lartë për të cilën artistët që protestojnë prej rreth një viti e gjysmë, shprehen se po tentohet gjetja e momentit të duhur për ta shembur atë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)