21:09 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ “Rama është produkt i George Soros”, gazetari investigativ zbërthen detajet: Manjati është mjeshtër

18:58 | 21/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pse po e mban të fshehtë takimin me djalin e George Soros Edi Rama?! Zbardhet plani për të udhëtuar drejt Shqipërisë

Në videon e mëposhtme është një gazetar investigativ Italian i cili siç mund ta ndiqni tregon me detaje se si, Fondacioni për Shoqëri të Hapur, i George Soros, me ndihmën e qeverisë amerikane të ish presidentit Barack Obama ka marrë në dorë politikën financiare të qeverisë shqiptare të drejtuar nga edi Rama si dhe ka frymëzuar, orkestruar dhe realizuar sipas tij të ashtuquajturën Reformë në Drejtësi.

“Kemi sot prova që tregojnë lidhjen mes SHBA dhe George Soros për të krijuar destabilitet në Ballkan. Bëhet fjalë për 9 milionë dollarë që qeveria amerikane ka financuar fushatën “Just it for all” në Shqipëri, promovuar nga East Ëest Managment Institute, i lidhur me George Soros, me qëllim realizimin e reformës në drejtësi të qeverisë socialiste të Tiranës.

Dokumenti është publikuar nga Judicial Watch, një organizatë konservatore, e specializuar në kontrollin e qeverive. Këto 32 faqe, janë prezantuar në 2017-ën nga Departamenti i Shtetit dhe USAID.

Në këtë dokument ka edhe një memo, ku ambasada amerikane në Tiranë dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur i George Soros kanë financuar një sondazh, i realizuar nga Instituti IDRA, me temë drejtësinë në vend. Sondazhi duhej të tregonte se mbi 90% e shqiptarëve mbështesnin reformën në drejtësi. Një reformë e kundërshtuar nga opozita e qendrës së djathtë dhe jo vetëm, duke e quajtur ‘reforma Soros’.

Në një tjetër dokument, të 10 shkurtit 2017, Departmanti i Shtetit miraton Open Society si subjektin që do të bënte analizën teknike të politikës financiare në Shqipëri. Ton Fitton, presidenti i Judicial Ëatch, pyeste se sa legjitime është që kjo gjë të bëhet nga një miliarder si Soros, përmes qeverisë amerikane.

Me pak fjalë, administrata e Obamas ka financuar Sorosin në iniciativat që Fondacioni për Shoqëri të Hapur ka zhvilluar në Shqipëri në mbështetje të qeverisë socialiste. Kryeministri Edi Rama ka qenë edhe anëtar i Këshillit Administrativ i Fondacionit për Shoqëri të Hapur., para se të bëhej shef i qeverisë.

Skandali Obama-Soros në Shqipëri mori fund kur në krye të Shtëpisë së Bardhë erdhi Donald Trump dhe menjëherë pas zgjedhjes një grup senatorësh republikanë i kërkon Sekretarit të ri të Shtetit hetimin e fondeve publike dhënë fondacionit të Soros përmes USAID”, tregon gazetari.

Sipas gazetarit, Soros mbërriti edhe në Maqedoni. Infiltrimi në demokraci dhe në sovranitetin e popujve nga ana e tij nuk u mjaftua vetëm me Shqipërinë.

“Nga 2012 në 2014, Fondacioni i George Soros mori 5 milionë dollarë nga qeveria amerikane për të ngritur Civil Society Project me plan për ‘demokratizimin’ e shtetit të vogël ballkanas.

Projekt i zhvilluar nga fondacione dhe OJF të lidhura me të gjitha me partitë e majta në Maqedoni, çka solli nlë vitin 2015 një revolucion kundër qeverisë së djathtë, e zgjedhur përmes votave.

Të akuzosh të tjerët për një gjë që e bën vetë është diçka për të cilën George Soros është mjeshtër”, thote ai.

Ai përmend edhe rastin e vendit të tij, Italisë, dhe vizitat e Soros në presidencën italiane, para se të vinte në qeveri Lega Nord e Matteo Salvini, një politikan i afirmuar tashmë si anti-Soros.

Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

Pas

Përfshihet nga flakët makina, ngjarja në afërsi të një karburanti

Para

Tirana 2 ditë pa energji elektrike, njihuni me zonat dhe oraret

Para
Rrjeti i amortizuar i energjisë, 10 fshatra në jug të vendit mbeten në errësirë

Tirana 2 ditë pa energji elektrike, njihuni me zonat dhe oraret

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.