Përfshihet nga flakët nënstacioni elektrik i Kalavicit në Memaliaj të Tepelenës.
Burime nga vendgjarja bëjnë me dije se bëhet fjalë për djegien e transformatorit dhe tre fidrave që furnizojnë 15.00 abonentë në Njësinë Administrative Krahës, Qesarat.
Ky nënstacion furnizon me energji rreth 70 fshatra në bashkinë Memaliaj. Afër zjarrit ka banesa dhe lokale por deri më tani nuk raportohen dëme materiale.
Njoftimi i plotë
Për shkak të avarisë në transformatorin e nënstacionit Krahës, sot rreth ores 15.00 ku mori flakë ky transformator, kanë mbetur pa energji disa fshatra të Tepelenës: Lulezim, Krahes 1, Krahes 2, Xhaxhaj,
Levan, Bardhaj, Zhulaj, Allkomemaj, Kamçisht, Toç, Koshtan, Canometaj, Toçi Ri, Shehaj, Martalloz lab, Dhemblan, Sinanaj, Matohasanaj, Mamugjinaj,
Dorez, Kalivaç, Leshnje, Perparim, Iliras, Zhapokike, Amanikaj
Grupet e OSHEE janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e avar