Gazetarja e Fax News Jonada Zelka ka raportuar nga terreni në kryeqytet në lidhje me përshtatjen e qytetarëve me urdhërat e miratuara nga qeveria për parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.
Ajo rapoton se vihet re ulja e numrit të qytetarëve nëpër sportele dhe rrugë, por ende evidentohen probleme e sidomos në pikat e Ujësjellës Kanalizimeve dhe zyrat postare.
Sipas gazetares, qytetarët me maska dhe doreza në këto ambjente janë të pakta, ku ka theksuar se janë vendosur persona që merren me menaxhimin e numrit të personave që futen brenda zyrave por nuk është marrë një masë e tillë për ata që qëndrojnë jashtë në pritje.
Gjithashtu qarkullimi me mjete vijon të jetë prezent kjo edhe për shkak të orarit që korrespondon me daljen për të blerë furnizme apo paguar këstet dhe tarifat mujore, por ka edhe nga ata që dalin për të shëtitur.
Herë pas here është vërejtur edhe prezenca e efektivëvë të Policisë që ndërhyjnë për të vendosur rregullat e distancës mes personave. Ajo që vlen të theksohet ka të bëjë me prezencën e madhe edhe të të moshuarve që ndryshe nga sa ka dalë urdhëri nga autoritetet, nuk ka gjetur zbatimin e duhur për të mos dalë nga banesa.
(F.GJ/FAXWEB.AL)