Vihen nën kontroll të gjitha vatrat e riaktivizuara të zjarrit në masivin pyjor të Pishporos dhe Darëzezës. Gjatë orëve të pasdites, të favorizuara nga era e fortë flakët u përhapën sërish , veçanërisht në zonën me Pisha te buta.
Në ndihmë të zjarrfikësve të Fierit, për neutralizimin e flakëve erdhën forcat zjarrfikëse të Patosit, Rroskovecit, Lushnjes, Divjakës, Albpetrolit, Beratit , Vlorës , Tepelenës si dhe dy mjete zjarrfikëse të Ministrisë së Mbrojtjes.
Falë ndërhyrjes së shpejtë , situata u vu nën kontroll ndërkohë që aktualisht vatra të vogla ka vetëm në brendësi të pyllit. Përgjatë gjithë natës në terren do të qëndrojnë tre mjete zjarrfikëse, të cilat si çdo natë do të stacionohen pranë zonës së banuar për të evituar çdo rrezik të mundshëm.