04:59 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Viti i Skënderbeut” Mark Marku: Truk propagandistik, kur qeveritë s’dinë ç’të bëjnë, shpikin

18:22 | 07/09/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mark Marku: Nuk ka asnjë arsye për koalicion PS-PD

Analisti Mark Marku,e ka cilësuar të rrezikshëm pushtetin që ka fituar kryeministri Edi Rama në qeverinë e re, të cilën e ka të gjithën nën kontroll ashtu siç ka kërkuar.

“Kjo ide është e rrezikshme, një kryeministër që jo vetëm shpërfill opozitën por edhe institucionet e veta, i tejkalon”, u shpreh Marku.

Ndërkohë, Marku ka komentuar edhe shpalljen e këtij viti si “Viti i Skënderbeut”, duke e cilësuar këtë vetëm si propagandë të qeverisë. Këto deklarata analisti i ka bërë ndërsa ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës 24.

 “Viti i Skënderbeut normalisht është një gjë e mirë, një moment përkujtimor. Por në thelb nuk mund të jetë ky prioriteti i qeverisë. Truk propagandistik. Sa herë forcat politike ose qeveritë ndodhen në situata që nuk dinë çtë bëjnë shpikin të tilla histori.

Kujtoj 100-vjetorin e pavarësisë. Rama po thotë që do ta përmirësojë administratën sikur nuk ishte vetë në pushtet, ndërkohë që është produkt i tij. Nuk është ky prioritet i qytetarëve, certifikatat. Janë një shqetësim por nuk janë prioritet. Prioritet është papunësia, varfëria. Është një produkt, nuk mund të konsiderohet si një prioritet i qeverisë…E para është si do reformohet administrata publike, ne nuk kemi një projekt.

Kjo maxhorancë ka bërë ligjin për administratën publike me sa mbaj mend që do të thotë se administrata është reformuar sipas një ligji se nuk mund ta reformosh përmes takimeve me qytetarët. Prioritetet e mëdha që ka vendi ynë janë ekonomia, jemi një vend në krizë, me papunësi shumë të madhe, me eksod. Ky është problem edhe për vitet e ardhshme. Jemi më shumë se gjysma jashtë.

Korrupsioni duhet luftuar aty ku është. Është tek vendimmarrja, tek tenderat. Fuqia e qeverisë është e përqendruar në 2-3 ministri, se për çfarë nuk e di. A është përqendruar për të bërë më shumë punë apo për të marrë më shumë fonde kjo mbetet për t’u parë”, janë fjalët e Markut. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: mark marku
Pas

Mosha kur njerëzit fillojnë të mërziten me punën

Para

Ndryshimi i Monika Kryemadhit, FOTOT ndër vite

Para
Ndryshimi i Monika Kryemadhit, FOTOT ndër vite

Ndryshimi i Monika Kryemadhit, FOTOT ndër vite

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.