Marina Vjollca prej disa javësh tashmë drejton një program humori, ku është përfshirë si personazh mes aktorëve profesionistë.
Së fundmi, aktoret në një skeç protestuan kundër burrave të tyre, ndaj të cilëve kërkonin që t’ua respektonin prindërit, njësoj siç bëjnë ato.
Mirëpo, në këtë skeç më së shumti mori vëmendje pjesa e Marinës.
Ajo duke qeshur tha se e ka një hall se kur i vjen vjehrra, i qëndron 3 muaj.
Kur e pyetën se përse po qesh, Marina tha se sot ishte dita e fundit e qëndrimit të vjehrrës së saj.
Në fakt, ky është vetëm një skeç, pasi, moderatorja gëzon një marrëdhënie shumë të mirë me nënë e Getoarit.