Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, ka zhvilluar një takim në Vlorë me përfaqësues të ALUIZNI-t dhe ZVRPP-së.
Vlahutin ka shprehur shqetësimin se ligji për legalizimet është i paqartë dhe problematik.
Ambasadorja ka thënë se shteti ka legalizuar ndërtesa mbi pronat e të tjerëve.
“Do të jem në Vlorë për dy ditë. Parësore çështja e pronave, pasi duhet të marrë zgjidhje. Ligji i legalizimeve është i paqartë dhe i gabuar. Shteti legalizon ndërtesa mbi pronën e të tjerëve”,-ka thënë Vlahutin, raporton Fax News.
Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura. Të pranishëm në takim kanë qenë dhe ministrat Fatmir Xhafaj dhe Etilda Gjonaj.
(F.G/Faxweb.al)