Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë pas vrasjes më 25 nëntor të 63-vjeçarit Petrit Zifle, në Dragotina, Korfuz.
Mediet greke shprehen se duke u bazuar në dëshmitë e banorëve të zonës, dyshohet se Zifle ishte konfliktuar me fjalë një ditë para vrasjes në një lokal të fshatit me autorin për çështje të karakterit etnik.
Autor i ngjarjes rezultoi pikërisht 44-vjeçari nga Korfuzi, që rezulton anëtar i Agimit të Artë në Lefkimi, madje dhe përfaqësues i kësaj partie në ditën e zgjedhjeve.
Vrasësi kishte hapur debat për jogrekët dhe për çështjen e Maqedonisë në lokal dhe aty kishte ndërhyrë dhe Zifle. Pjestarët e tjerë në lokal i ndajnë dhe vrasësi largohet duke kërcënuar Ziflen, të cilit në Greqi i thërrisnin Petro. Më pas vrasësi i bën pritë dhe vret shqiptarin, të cilin e hedh në një hendek, ku u gjet të mërkurën.
(B.B/ Faxweb.al)