Këngëtarja Elvana Gjata, pretendohet të ketë qenë “molla e sherrit” mes dy grupeve në një lokal në zonën e ish-Bllokut.
Ajo është shpallur në kërkim nga Policia, pasi disa orë pas ngjarjes është larguar nga Shqipëria, ndërsa ajo konsiderohet si person i rëndësishëm për zbardhjen e ngjarjes.
Sistemi SIMS tregon se këngëtarja është larguar nga Shqipëria rreth orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa fillimisht ka shkuar në Austri, e më pas në Gjermani. Nga ana tjetër, të afërmit e këngëtares shprehen se ky udhëtim ishte i planifikuar më parë dhe nuk është arratisje e saj, por një udhëtim për koncert.
Elvana Gjata është e dashura e biznesmenit Ervin Mata, i cili gjithashtu është i shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur në bllok.
(B.B/ Faxweb.al)