Detaje të reja janë zbardhur nga krimi në familje shënuar mbrëmjen e djeshme në Kuçovë. Fillimisht u raportua se Rruzhdi Lale vrau me thikën e bukës bashkëshorten e tij për motive xhelozie, por familjarët e tyre e hedhin poshtë këtë shkak.
Të afërm të të akuzuarit shprehen se çifti prej kohësh kishte problem të shumta ekonomike për shkak se të dy bashkëshortët ishin të papunë. Prindër të tre fëmijëve, ata siguronin të ardhura vetëm nga kultivimi i ullinjve. Policia e Kuçovës ka vënë në pranga autorin e dyshuar dhe po vijon hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes