Një shqiptarë është ekzekutuar në Spanjë me armë zjarri .
Media spanjolle “La Verdad” raporton për një vrasje të ndodhur në zonën e Totana, dhe pohojnë se kjo vrasje mund të jetë bërë për larje hesapesh ore të ketë karakter mafioz.
Sipas raportimeve të policisë, viktima është një 27-vjeçar me profesion truprojë i cili është ekzekutuar me disa plumba në kokë.
Ndërkohë që trupi i pajetë i shqiptarit është gjendur nga banorët e zonës të mërkurën pranë rrjedhës së lumit Guadalentin .
Hetuesit spanjollë kanë mësuar se viktima ishte me banim në Mazarron dhe se kishte punuar disa kohë më parë në lokalet e natës. Nga ana tjetër zhdukja e shqiptarit të vrarë është raportuar që të hënën.