Gjykata e Lezhës ka dënuar me 27 vjet Alfred Nikollin për vrasjen e parukieres Etleva Ndoka. Ai u dënuar për “vrasje me paramendim”.
Gjykata gjithashtu ka dënuar dhe me 1 vit bur Gjok Nikollin, për përkrahje të krimit. Alfred Nikolli u dënua gjithashtu edhe për armëmbajtje pa leje.
28-vjeçarja me zanat parukiere u vra me armë në sallonin e saj në Lezhës. Etleva Ndoka ndërroi jetë në spital pas plagëve me armë zjarri që mori në gjoks. Ajo u vra nga Alfred Nikolli, 31 vjeç.
(B.H/Shuplaka)