Hysen Meta, personi i akuzuar për vrasjen e të atit, Pëllumb Metës, ka marrë përsipër autorësinë e krimit, gjatë deklaratës së tij përpara organeve policore.
Ai tha se vendimi për vrasjen erdhi pas një seri debatesh në familje. Ai nuk ka shprehur pendesë dhe thotë se vëllai dhe motra e tij janë të pafajshëm.
Pjesë nga deklarata e Hysen Metës:
“Po unë e qëllova. Debatuam keq. Ishin edhe anëtarët e tjerë të familjes në shtëpi. Ishte data 10 shkurt. Në mesditë ka ndodhur ngjarja. Nuk ishte hera e parë që debatonim. Aty u mbush kupa. Kur ikte ai në pune i thoshim njeri-tjetrit ‘na nxiu jetën, me këtë njeri nuk jetohet’. Mesditën e 10 shkurtit, gjatë debatit mora pistoletën dhe e qëllova disa herë. Nuk me kujtohet sa here e shkrepa armën. Ishim në dhome, atë e mbuloi gjaku. Bashkë me motrën dhe vëllain e morëm trupin, e mbështollëm me plastmas mos të rridhte gjak. Me pas hapëm gropën brenda kasolles me qëllim mos të na shikonte njeri. Gjatë mbrëmjes zhvendosëm trupin nga shtëpia deri të kasollja. E mbuluam aty. Më pas planifikuam se çfarë do të thoshim në polici. Pasi zhdukëm trupin, duhet të zhduknim makinën. E morëm makinën dy ditë më pas dhe çuam diku afër Sektorit Rinia. Pastaj erdhëm ne polici. Më pas dihet, ndodhi ajo që e dini edhe ju. E zbuluat. Donte ta merrte përsipër motra pasi në një farë mënyrë ishte shkaku i sherrit. Por e vërteta është kjë që them unë. Marr përsipër autorësinë, nuk jam penduar. Më vjen keq vetëm për motrën dhe vëllain se nuk kanë faj fare”