EkonomiShëndetiTe FunditTe Gjitha

Vuani nga kapsllëku, ju tregojmë sekretin

Shumë perosona vuajnë nga kapsllëku.  Por përveç medikamenteve ka edhe shumë metoda natyrale për këtë problem shëndetësot. 

KËSHILLAT:

Pini lëngje: rritja konsumimit të ujit dhe lëngjeve ndihmon rregullimin e lëvizshmërisë së zorrëve dhe lehtëson kapsllëkun. Pini të paktën 7-8 gota ujë në ditë. Në mëngjes esëll pini 1 gotë me ujë të vakët, 1 gotë dhallë ose 1 gotë me lëng frutash të freskët.

Tërshëra: fillojeni mëngjesin gjithmonë me tërshërë. Ajo është e pasur me fibra që ndihmojnë në lehtësimin e kapsllëkut. Tërshëra ndihmon në ruajtjen e bilancit normal të fluideve në zorrë gjithashtu. Hani tërshërë me kos dhe fruta të thata ose të freskëta.

Lëng spinaqi: është një nga metodat më të mira për luftimin e kapsllëkut. Pini 100-150 ml lëng spinaqi 2-3 herë çdo ditë.

Hani fiq: janë të pasur me fibra dietike dhe kalcium, këto elemente e bëjnë këtë frut një pastrues natyror. Hani 4-5 fiq të thatë ose të freskët në mëngjes.  Një mënyrë tjetër mjaft e përdorur është valimi i 7-8 fiqve të thatë dhe pirja e ujit të tyre esëll në mëngjes dhe në darkë para gjumit.

Fara linit: farat e linit janë të pasura me acide yndyrore dhe fibra. Shtoni 1-2 lugë fara lini në sallatë ose në kos dhe konsumojini çdo ditë. Farat e linit ndihmojnë në lëvizshmërinë e zorrëve dhe zbusin jashtëqitjen.(J.V/Faxweb)

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *