05:31 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Xhaçka në Korçë zbulon skemën e re të ndihmës ekonomike: Qëllimi ynë shkon përtej lëmoshës sociale!

17:26 | 22/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Xhaçka në Korçë zbulon skemën e re të ndihmës ekonomike: Qëllimi ynë shkon përtej lëmoshës sociale!

Ministrja e Mirëqenies Sociale Olta Xhaçka ka qenë sot në qytetin e Korçës, ku ka prezantuar skemën e re të të përfitimit të ndihmës ekonomike.

Në panairin  “Ustai i Qytetit Tim”, të organizuar nga Dhoma Kombëtare e Zejtarëve, Xhaçka është shprehur se një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet zejtarëve.

“Nëpërmjet reformave të qeverisë në favor të artizanatit, zejet kanë marrë rëndësinë e duhur dhe vetë artizanët kanë filluar të kuptojnë rëndësinë që ka profesioni i tyre, i trashëguar ndër breza. Qeveria shqiptare do ta rivitalizojë zejtarinë, në mënyrë që mundi i zejtarëve të jetë edhe pjesë e shitjes dhe marketingut”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Ndër të tjera, ajo është shprehur se: “Qeveria është tërësisht e angazhuar të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për t’ju ndodhur pranë më të pamundurve të shoqërisë sonë. Këto 3 vjet e gjysmë kemi bërë reforma të rëndësishme si ajo e ndihmës ekonomike dhe synimi kryesor nuk është thjesht dhënia e një lëmoshe nga shteti. Qëllimi ynë shkon shumë përtej konceptit të lëmoshës sociale. Jo, reforma ka për qëllim ndihmën e familjeve më të varfra me angazhimin për t’i mbështetur ato hap pas hapi drejt fuqizimit social dhe ekonomik të tyre. Zyrat tona të punës, funksionojnë sot me shërbim shumë cilësor, dhe mbi të gjitha me oferta pune për gjithkënd që synon punë dhe një të ardhme më të mirë përtej mbijetesës së përditshme”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Sakaq, ministrja ka shtuar se shteti merr përsipër falas të gjitha detyrimet e kualifikimeve, si dhe krijimin e kushteve të favorshme per mbrojtjen dhe zhvillimin e zejtarisë, ndërsa çertifikimi i zanateve do të bëjë të mundur që të njihen edhe në tregjet e huaja. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Olta xhacka
Pas

Rrihet keq presidenti i Kamzës: Më kanë goditur Noka dhe shefi i Komisariatit të Lezhës

Para

Euro kap nivelin më të ulët të vitit, shumë ofertë por pak kërkesë

Para
Euro bie në nivelin më të ulët në 7 vjet, mund të ketë ndikuar dhe shitja e kannabisit

Euro kap nivelin më të ulët të vitit, shumë ofertë por pak kërkesë

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.