07:56 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Masakroi 39-vjeçarin me mjete të forta në Devoll, në pranga autori i dyshuar (EMRI)

21:19 | 19/03/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Masakroi 39-vjeçarin me mjete të forta në Devoll, në pranga autori i dyshuar (EMRI)

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në fshatin Braçanj ditën e djeshme ku pas një konflikti me sende të forta gjeti vdekjen një person dhe u plagos një tjetër.

Është arrestuar  autori i dyshuar i ngjarjes, si edhe njëri prej të dëmtuarve, për veprën penale: “Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë  bënë të mundur arrestimin e shtetasit :

David Myrte, 25 vjeç,  banues në fshatin Braçanj-Devoll.

Arrestimi i tij u bë pasi dje në afërsi të fshatit Braçanj, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasit :

Z.A, 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë Pogradec,

D.T, 39 vjeç, banues në Vreshtas- Maliq dhe shtetasin
Mendar Burnazi, 42 vjeç, banues në Nizhavec Pogradec.

Si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen në Spitalin e Korçës, shtetasi Z.A, si edhe mori mjekimin e nevojshëm shtetasi Mendar Burnazi.

Në vijim të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, u bë arrestimi edhe i këtij të fundit shtetasit Mendar Burnazi, pasi dyshohet të ketë deklaruar të dhëna të rreme përpara organeve policore, për mënyrën e ndodhjes së ngjarjes.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Vrasja me paramendim” dhe  “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” si edhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore” parashikuar nga nenet  78, 88, 25 e 305/b të Kodit Penal.

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: Korçevrasje
Pas

Reagimet më pikante të gazetarëve dhe politikanëve pas deklaratave të Nishanit për Xhafajn

Para

Gruevski “trondit” Maqedoninë: Mund të mbetemi pa shtet

Para
Gruevski “trondit” Maqedoninë: Mund të mbetemi pa shtet

Gruevski “trondit” Maqedoninë: Mund të mbetemi pa shtet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.