Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet ndeshja Skënderbeu- Dinamos e Zagrebit. Nuk janë të paktë tifozët shqiptarë që do të mbushin shkallët e stadiumit, kryesisht korçarë.
Intensiteti i shitjes ka qenë aq i lartë, sa mbrëmjen e djeshme ka qenë e pamundur për të gjetur më biletë. Sipas “Panorama” janë shitur plot 11 mijë bileta, duke bërë që stadiumi të jetë i mbushur në të gjithë kapacitetin e vet. Në të tilla kushte, i bie që të ketë rekord të pranishmish në “Elbasan Arena”, duke ia kaluar për nga interesimi edhe ndeshjeve të Kombëtares shqiptare.
Stadiumi pritet që të oshtijë, teksa sipas të njëjtave burime bëhet me dije se pjesa më e madhe e biletave janë shitur në Korçë.
Për rrjedhojë, pritet që qyteti juglindor të boshatiset gjatë mesditës, kur më shumë se 8000 veta do të nisen në orën 14:30 nga stadiumi “Skënderbeu” drejt Elbasanit. (J.V/Shuplaka)