05:42 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbërthimet e Sky Ecc/ SPAK operacion në disa qytete, lëshon 25 urdhër-arreste

10:55 | 31/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbërthimet e Sky Ecc, SPAK operacion në Elbasan, lëshon 25 urdhër-arreste

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zhvilluar një operacion të gjerë në Elbasan, Tiranë dhe Durrës ku janë lëshuar 25 urdhër arreste. Mësohet operacioni është zhvilluar pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky Ecc ku ka edhe shumë zyrtarë të përfshirë.

Vetëm dy ditë më parë pas çkodimit të këtij aplikacioni u vu në pranga kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka.

Në orët në vijim priten me shume detaje për këtë operacion.

Zbërthimi i bisedave e nxori zbuluar Aurel Zarkën, dosja ku ishte i përfshirë

Referuar të dhënave zyrtare mësohet se ‘mëkatet’ e Aurel Zarkës kanë ardhur nga zbardhjet e bisedave në aplikacionin ‘Sky Ecc’, aplikacion ku besohet se shefi i prokurorisë së Vlorës kishte jo një po katër kode në përdorim. Nëpërmjet gjurmimit të këtyre bisedave dyshohet se Zarka ka ndikuar tri herë në hetimin e çështjeve mjaft të rëndësishme, një prej të cilave ishte në hetim direkt nga autoritetet belge, ndërsa për dy të tjerat bëhet fjalë që i përkasin qarkut të Vlorës.

Në njërën prej tyre, burimet theksojnë se bëhet fjalë për një grup të trafikut të drogës nga Selenica, vendi që ka prodhuar jo vetëm trafik kanabisi në më shumë se një dekadë, por edhe krim të organizuar. SPAK saktësoi se Zarka u arrestua orëve të para të mëngjesit të së hënës, ndërsa tre personat e tjerë, të cilët janë nën të njëjtën masë sigurimi me kryeprokurorin nuk janë gjendur nëpër adresat e tyre. Sipas të dhënave që ka siguruar policia ata janë jashtë vendi, mbase me pushime. Bëhet fjalë për një magjistrate dhe dy avokatë.

SPAK informoi se ndaj kreut të Prokurorisë së Vlorës është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim (iii)”Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Aurel Zarka është arrestuar ndërsa tre personat, për të cilët është lëshuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, ishoficerja e policisë gjyqësore Erjona Dautaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi (kushëri i Elvis Vladit i dënuar për 3.4 mln euro të gjetura në makinën Toyota Yaris) janë shpallur në kërkim. Sipas SPAK, nga hetimet paraprake të këtij procedimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se personat nën hetim Aurel Zarka, Erjona Dautaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë. Gjithashtu, kanë kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive për secilin prej tyre.

Pas

Nga vjedhja e deri te shitja e lëndëve narkotike, arrestohen tre persona në Berat

Para

Zjarri në Shëngjin, Pjerin Ndreu: Një nga situatat më të vështira që kemi kaluar!

Para
Zjarri në Shëngjin, Pjerin Ndreu: Një nga situatat më të vështira që kemi kaluar!

Zjarri në Shëngjin, Pjerin Ndreu: Një nga situatat më të vështira që kemi kaluar!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.