18:27 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbulohen anëtarët e rinj të Kryesisë së LSI-së, nuk mungon as ish-shefi i SHISH (EMRAT)

21:58 | 12/12/2016
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit
0
Meta: Të ecim më shpejt me zbatimin e Vetting-ut dhe Reformës në Drejtësi

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zgjedhur sot emrat e 25 anëtarëve të kryesisë së kësaj partie, pas mbledhjes së KDK së re që doli nga konventa e mbajtur rreth një javë më parë. 

Mes të zgjedhurve bie në sy emri i Bahri Shaqirit, i cili ka drejtuar për disa vite Shërbimin Informativ të Shtetit.

Lista e plotë:

  1. Adela Karapici- Profesor i Asociuar, Doktor i Shkencave, Pedagoge ne Fakultetin Ekonomik, Universiteti Tiranës (prej tetor 2007), Aktualisht: Zv. Ministre e Ministrisë së Zhvillimit  Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
  2. Brunilda Paskali- Diplomuar në Fakultetin Filologjik, Dega Gjuhë Angleze, Master në “Diplomaci” në Universitetin Norëich në SHBA në fushën e “Menaxhimit të Konflikteve”; 1988-2013 ka punuar si Pedagoge e gjuhës Angleze. Aktualisht: Nënkryetare e Bashkisë Tiranë.
  3. Elona Guri- Diplomuar Bachelor për “Shkenca Politike”, Master për “Politika dhe Qeverisja” – ISE
  4. Eriona Bixha- Diplomuar Bachelor për “Shkenca Politike”, Master për “Studime Politike Rajonale”, Universiteti Tiranës.
  5. Eris Zaimi- Diplomuar për Psikologji, Universiteti i Tiranës.
  6. Erisa Xhixho- Doktor i Shkencave, Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Master për “Politika Ndërkombëtare Publike” në “Queen Mary, University of London”. Aktualisht: Zv.Ministre e Ministrisë së Integrimit Europian, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë.
  7. Luzhiana Abazi- Diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Specializim për mjek familje, Master për Menaxhimin e Shërbimit Parësor – Universiteti i Tiranps.
  8. Monika Kryemadhi- Doktor i Shkencave, Diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Master në “Administrim Biznesi”, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës. Aktualisht: Deputete e Kuvendit të Shqipërisë.
  9. Nora Malaj– Doktor i Shkencave, Diplomuar në Fakultetin Filologjik, Universiteti i Tiranës, Diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, Aktualisht: Zv. Ministre e Arsimit dhe Sportit.
  10. Ornela Muhametaj –  Diplomuar për Drejtësi, Universiteti i Tiranës.
  11. Rea Kotani- Studente në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës. Anëtare e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës. Nënkryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim.
  12. Silva Caka- Diplomuar për Drejtësi, Universiteti i Tiranës. Aktualisht: Deputete e Kuvendit të Shqipërisë. 
  13. Bahri Shaqiri- Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë,Universiteti i Tiranës, Master “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, Avokat. Aktualisht: Zv. Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës.
  14. Dritan Ylli- Fakulteti Filologjik, Universiteti Tiranës, Master “Administrim Publik”. Aktualisht: Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe të Sigurimeve Shoqërore.
  15. Edmond Haxhinasto- Master “Administrim Biznes”, Master për “Politika Publike”.
  16. Edmond Panariti– Profesor, Doktor Shkencash, ka titullin “Honoris Causa”, Universiteti i Perugia-s. Aktualisht: Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.
  17. Klevi Pojana- Student në Fakultetin e Drejtësisë, Universitet i Tiranës.
  18. Lefter Koka- Diplomuar në Fakultetin Ndërkombëtar të Shkencave Juridike, në Strugë. Aktualisht: Ministër i Mjedisit.
  19. Luigj Turmalaj– Profesor, Doktor. Dega Mjekësi – Veterinare. Aktualisht: Dekan i Fakultetit të Veterinarisë, Universiteti i Bujqësor.
  20. Nasip Naço- Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
  21. Përparim Spahiu- Diplomuar në Fakultetin Ekonomik, dega “Ekonomi Politike”, Universiteti i Tiranës.
  22. Sokol Dervishaj- Diplomuar për Anglisht, Master për “Studime Ndërkombëtare” dhe “Studime të Thelluara” te Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes. Aktualisht: Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës.
  23. Spartak Braho- Diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politiko –Juridike, titulli “Gazetar”, Fakulteti i Drejtësisë, titulli “Jurist”. Aktualisht: Deputet i Kuvendit të Shqipërisë. 
  24. Vangjel Tavo– Doktor i “Shkencave Mjekësore”. Aktualisht: Deputet i Kuvendit të Shqipërisë. 
  25. Ylli Manjani -Diplomuar për Drejtësi, studimet pasuniversitare i ka kryer në “Universitetin e Oslos” dhe “Universitetin Leiden” në studime të specializuara për të Drejtën Evropiane. Aktualisht: Ministër i Drejtësisë.

Kryetari i KDK-së u zgjodh Shezai Rrokaj – Profesor, Doktor i Diplomuar në Sorbonë, Francë. Ka kryer detyrat e Përgjegjësit të Departamentit, Zv.Dekan, Dekan, Rektor në Universitetin e Tiranës. Aktualisht: Zv. Rektori i Universitetit të Tiranës.

 

Sipas Statutit të LSI, Kryetari, Zv.kryetari, Nënkryetarët, Sekretari i Përgjithshëm, Kryetari i LRI-së, kryetarja e LGI-së dhe Kryetari i KDK janë automatikisht pjesë e kryesisë. /Shuplaka.com/

 

Etiketa: emratkryesiaLSI
Pas

E ëma e Shpat Kasapit dhe moderator i TV, dy “tradhtarët” që u zgjodhën deputetë

Para

Sekuestrohen 56 kg kanabis në Mal të Zi, në pranga 3 shqiptarë – EMRAT

Para
Sekuestrohen 56 kg kanabis në Mal të Zi, në pranga 3 shqiptarë – EMRAT

Sekuestrohen 56 kg kanabis në Mal të Zi, në pranga 3 shqiptarë - EMRAT

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Saunders” dhe “Practica”, fituese për modernizimin e rezidencave qeveritare në Velipojë dhe Vlorë

Rusia akuzon Ukrainën për “sulm terrorist”

Zbulohen tre bomba të Luftës së Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë njerëz në Këln

Itali/ Zjarr në Fakultetin e Bujqësisë “Unitus”, në zonën e Riello-s, komandanti i brigadës së zjarrfikësve, Mauro Caprarelli: Zjarri është shuar pothuajse plotësisht, po shuajmë vatrën e fundit

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në

Kanadaja propozon masa më të rrepta për emigracionin dhe azilin

Qeveria miraton programin për praktikat e punës të profesionistëve të rinj

Prokurorja Perlinçeviq: Naim Murseli urdhëroi vrasjen pasi Liridonës i kishin dalur 260 mijë euro nga sigurimi jetësor në Suedi

Deputetja bën thirrje për ndalimin e burkës në Britani, si reagoi Keir Starmer

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas/ Dhjetëra të burgosur jashtë qelive të tyre, dy oficerë të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.