Lëvizja Socialiste për Integrim ka zgjedhur sot emrat e 25 anëtarëve të kryesisë së kësaj partie, pas mbledhjes së KDK së re që doli nga konventa e mbajtur rreth një javë më parë.
Mes të zgjedhurve bie në sy emri i Bahri Shaqirit, i cili ka drejtuar për disa vite Shërbimin Informativ të Shtetit.
Lista e plotë:
- Adela Karapici- Profesor i Asociuar, Doktor i Shkencave, Pedagoge ne Fakultetin Ekonomik, Universiteti Tiranës (prej tetor 2007), Aktualisht: Zv. Ministre e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
- Brunilda Paskali- Diplomuar në Fakultetin Filologjik, Dega Gjuhë Angleze, Master në “Diplomaci” në Universitetin Norëich në SHBA në fushën e “Menaxhimit të Konflikteve”; 1988-2013 ka punuar si Pedagoge e gjuhës Angleze. Aktualisht: Nënkryetare e Bashkisë Tiranë.
- Elona Guri- Diplomuar Bachelor për “Shkenca Politike”, Master për “Politika dhe Qeverisja” – ISE
- Eriona Bixha- Diplomuar Bachelor për “Shkenca Politike”, Master për “Studime Politike Rajonale”, Universiteti Tiranës.
- Eris Zaimi- Diplomuar për Psikologji, Universiteti i Tiranës.
- Erisa Xhixho- Doktor i Shkencave, Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Master për “Politika Ndërkombëtare Publike” në “Queen Mary, University of London”. Aktualisht: Zv.Ministre e Ministrisë së Integrimit Europian, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë.
- Luzhiana Abazi- Diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Specializim për mjek familje, Master për Menaxhimin e Shërbimit Parësor – Universiteti i Tiranps.
- Monika Kryemadhi- Doktor i Shkencave, Diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Master në “Administrim Biznesi”, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës. Aktualisht: Deputete e Kuvendit të Shqipërisë.
- Nora Malaj– Doktor i Shkencave, Diplomuar në Fakultetin Filologjik, Universiteti i Tiranës, Diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, Aktualisht: Zv. Ministre e Arsimit dhe Sportit.
- Ornela Muhametaj – Diplomuar për Drejtësi, Universiteti i Tiranës.
- Rea Kotani- Studente në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës. Anëtare e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës. Nënkryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim.
- Silva Caka- Diplomuar për Drejtësi, Universiteti i Tiranës. Aktualisht: Deputete e Kuvendit të Shqipërisë.
- Bahri Shaqiri- Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë,Universiteti i Tiranës, Master “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, Avokat. Aktualisht: Zv. Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës.
- Dritan Ylli- Fakulteti Filologjik, Universiteti Tiranës, Master “Administrim Publik”. Aktualisht: Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe të Sigurimeve Shoqërore.
- Edmond Haxhinasto- Master “Administrim Biznes”, Master për “Politika Publike”.
- Edmond Panariti– Profesor, Doktor Shkencash, ka titullin “Honoris Causa”, Universiteti i Perugia-s. Aktualisht: Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.
- Klevi Pojana- Student në Fakultetin e Drejtësisë, Universitet i Tiranës.
- Lefter Koka- Diplomuar në Fakultetin Ndërkombëtar të Shkencave Juridike, në Strugë. Aktualisht: Ministër i Mjedisit.
- Luigj Turmalaj– Profesor, Doktor. Dega Mjekësi – Veterinare. Aktualisht: Dekan i Fakultetit të Veterinarisë, Universiteti i Bujqësor.
- Nasip Naço- Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
- Përparim Spahiu- Diplomuar në Fakultetin Ekonomik, dega “Ekonomi Politike”, Universiteti i Tiranës.
- Sokol Dervishaj- Diplomuar për Anglisht, Master për “Studime Ndërkombëtare” dhe “Studime të Thelluara” te Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes. Aktualisht: Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës.
- Spartak Braho- Diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politiko –Juridike, titulli “Gazetar”, Fakulteti i Drejtësisë, titulli “Jurist”. Aktualisht: Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
- Vangjel Tavo– Doktor i “Shkencave Mjekësore”. Aktualisht: Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
- Ylli Manjani -Diplomuar për Drejtësi, studimet pasuniversitare i ka kryer në “Universitetin e Oslos” dhe “Universitetin Leiden” në studime të specializuara për të Drejtën Evropiane. Aktualisht: Ministër i Drejtësisë.
Kryetari i KDK-së u zgjodh Shezai Rrokaj – Profesor, Doktor i Diplomuar në Sorbonë, Francë. Ka kryer detyrat e Përgjegjësit të Departamentit, Zv.Dekan, Dekan, Rektor në Universitetin e Tiranës. Aktualisht: Zv. Rektori i Universitetit të Tiranës.
Sipas Statutit të LSI, Kryetari, Zv.kryetari, Nënkryetarët, Sekretari i Përgjithshëm, Kryetari i LRI-së, kryetarja e LGI-së dhe Kryetari i KDK janë automatikisht pjesë e kryesisë. /Shuplaka.com/