Policia ka konfirmua shkaqet e vdekjes misterioze së vëllait te diktatorit koreano-verior, Kim Jong Man. Sipas policisë ai ka vdekur si pasojë e helmimit me një toksine, e cila iu vu në fytyre nga dy gratë e filmuara në aeroport. Atentatin ndaj tij dyshohet se e nuk e kanë kryer vetëm dy gra por dyshohet edhe për persona të tjerë. Policia vendase ka marrë në pyetje një nga diplomatët e ambasadës koreano-veriore në Kuala Lumpur.
Hyon Kwang Song është vetëm njeri nga tre koreano verioret qe po kërkohet nga autoritetet e Malajzisë. Mes tyre është edhe një punonjës i linjës ajrore shtetërore.
Sakaq, nën masa të larta sigurie vijon të ruhen ambientet e morgut ku po mbahet trupi i Kim Jong Nam, shkruajnë mediat botërore. (J.V/Shuplaka)