06:47 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbulohet skandali/ “Shtet paçavure”, si u gjobit padrejtësisht “Gega Oil”, Doganat në ‘hall’ s’dinë si të anulojnë raportin trashanik

14:49 | 25/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohet skandali/ “Shtet paçavure”, si u gjobit padrejtësisht “Gega Oil”, Doganat në ‘hall’ s’dinë si të anulojnë raportin trashanik

Rreth dy muaj më parë policia e shtetit lajmëroi me bujë një aksion të ndërmarrë për evazionin në fushën e hidrokarbureve, dhe ku njoftoi shpalljen në kërkim të administratorit të Gega Oil, Paulin Gega, gjë e cila rezultoi të ishte një flluksë e madhe.

Gazetari Klodian Tomorri ka zbuluar përmes një postimi në Instagram se gjoba prej 400 mijë eurosh ndaj Gega Oil është hequr, dhe jo vetëm kaq por rezulton se ‘’evazioni” kishte qendruar në faktin se inspektorët e doganave dhe ekspertët e policisë kishin bërë llogaritë gabim, duke harruar matjen e firove.

“E ca ndodh me pas? Rezulton se inspektoret tutkune te doganave dhe ekspertet injorante te policise kishin bere llogaritjet gabim. Nuk kane ditur te masin firot, qe njihen me ligj. Tani dogana eshte ne hall. Gjoben e hoqen, por nuk dine si te anullojne raportin pacavure te kontrollit”, shkruan Tomorri, ndërsa shton se shteti është bërë qesharak. Sipas tij drejtoria e doganave është në hall, pasi pas heqjes së gjobës tashmë nuk dinë si të anulojnë raportin e kontrollit.

”Dy rruga ka. Ose jane totalisht te paafte, ose e bejne me qellim. Godasin padrejtesisht biznese te caktuara per llogari te aktoreve te tjere. Sepse aparati yne shteteror funksionon si nje bande qe ka vetem nje qellim: te eliminoje konkurrencen ne treg. Kete bejne ne tendera, ne ankande, ne treg, kudo. Ne cdo rast, nje shtet keshtu ka marr fund”, shkruan më tej gazetari.

Postimi i plotë i Tomorrit:

Ky eshte shtet sharlatanesh

Dy muaj e ca me pare, autoritetet fiskale dhe Policia e Shtetit dolen me tam-tame ne media se kishin zbuluar nje skeme gjigande evazioni ne fushen e karburanteve. Kompania e kapur ne evazion ishte Gega Oil, e cila sipas qeverise kishte fshehur miliona leke taksa dhe madje kishte pastruar edhe para.

“U kryen hetime intensive që çuan në konkluzionin se administratori i kompanisë, shtetasi Paulin Gega, përmes subjektit “Gen Klaudis Sha” që njihet me emrin tregëtar “Gega Oil”, ka kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderueshme,”- thuhej ne njoftimin zyrtar te Policise se Shtetit qe ju shpernda mediave.

Lincohet nje biznes, gjobitet me 400 mije dollare, shpallet ne kerkim administratori e madje u serviret mediave lajmi ne menyre te tille sikur ai eshte arratisur per t’i shpetuar policise.

E ca ndodh me pas? Rezulton se inspektoret tutkune te doganave dhe ekspertet injorante te policise kishin bere llogaritjet gabim. Nuk kane ditur te masin firot, qe njihen me ligj. Tani dogana eshte ne hall. Gjoben e hoqen, por nuk dine si te anullojne raportin pacavure te kontrollit.

Eshte cmenduri se si nje shtet mund te jete kaq qesharak. Nuk ka rast te dyte ne bote, as ne Afrike nuk e gjen. Si mundet nje shtet, nje administrate te perfundoje ne kete gjendje?

Dy rruga ka. Ose jane totalisht te paafte, ose e bejne me qellim. Godasin padrejtesisht biznese te caktuara per llogari te aktoreve te tjere. Sepse aparati yne shteteror funksionon si nje bande qe ka vetem nje qellim: te eliminoje konkurrencen ne treg. Kete bejne ne tendera, ne ankande, ne treg, kudo. Ne cdo rast, nje shtet keshtu ka marr fund.

“Pasi kryem hetime intensive zbuluam evazion te konsiderueshem”- thone. Vetem se ata qe kryen hetimet nuk dinin tabelen e shumezimit dhe mbledhje zbritjet. Sharlatane komplet.

Tani, popullit i mbetet te paguaje faturen e gjyqeve per paudhesite qe ben administrata nga padija ose qellimisht. Sepse cdo biznesi qe lincohet ne kete menyre, i lind e drejta te kerkoje demshperblim deri me nje.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: #paulin gegagega oil gjobagjoba ndaj gega oilklodian tomorrishtet pacavure
Pas

“Dua të bëhen zgjedhjet që nesër, urgjent”, shpërthen keq gazetari: Të zhduket ajo dyzinë karagjozësh nga parlamenti

Para

Kamioni me 39 viktima në Britani, arrestohen një burrë dhe një grua si të dyshuar

Para
Kamioni me 39 viktima në Britani, arrestohen një burrë dhe një grua si të dyshuar

Kamioni me 39 viktima në Britani, arrestohen një burrë dhe një grua si të dyshuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.