03:53 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zbulohet vendimi i qeverisë për blerjen e energjisë, vetëm tre ministra teknikë pro (EMRAT)

20:13 | 06/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tirana dhe Durrësi nesër pa drita, OSHEE: Ja zonat problematike

Prej disa ditësh, në media është raportuar për debatin lidhur me blerjen dhe importimin e energjisë elektrike. Ndërkohë vetëm dje, VKM për blerje të energjisë elektrike ka kaluar me shumicë të thjeshtë në Këshillin e Ministrave. Madje edhe me votat pro të tre ministrave teknikë  të PD-së, ndërkohë që katër prej tyre kanë votuar kundër.

Ky vendim vjen pas bllokimit që ministrat e PD i bënë kredisë 22 mln euro të Bankës Botërore për blerjen e energjisë. Mësohet se kundër kanë qenë zv/kryeministrja Mandija, ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi, ministrja e Mirëqenies Sociale Xhuljeta  Kërtusha dhe ministrja e Financave, Helga Vukaj.

Pro VKM-së kanë votuar vetëm ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, ministrja e Arsimit Mirela Karabina dhe ministri i Shëndetësisë Arben Beqiri.

Kujtojmë se gjatë këtij viti, VKM-të për blerjen e enegjisë elektrike janë kritikuar nga opozita, kjo edhe për shkak të çmimit.

VENDIMI

Vendimi u mor ditën e djeshme ku thuhet:  Në zbatim të marrëveshjes së huas, të lidhur ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, në përmbushje të detyrimit e shërbimit publik në kushtet e një viti të pafavorshëm hidrik, dhe për një ndryshim në vendimin nr.244, datë 30.3.2016, të këshillit të ministrave.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.170/2014, “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike”, dhe të nenit 47, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1-Blerjen e energjisë elektrike nga shoqëria “KESH”, sh.a. për përmbushjen e detyrimit të shërbimit publik ndaj Furnizuesit të Shërbimit Universal në kushtet e një viti të pafavorshëm hidrik. Blerja e energjisë elektrike të bëhet në zbatim të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, ratifikuar me ligjin nr.170/2014, në varësi të nevojave dhe për aq sa e lejon vlera e fondit të akorduar nga kjo marrëveshje huaje.
2-Procedura që do ndiqet nga shoqëria “KESH”, sh.a. për blerjen e energjisë elektrike do të jetë në përputhje me parashikimet e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike.
3-Në fund të pikës 3, të nenit 5, në tekstin që i bashkëlidhet vendimit nr.244, datë 30.3.2016, të Këshillit të Ministrave, shtohet fjalia me këtë përmbajtje: “Në raste përjashtimore dhe situata të pafavorshme hidrike, Këshilli i Ministrave mund të vendosë që sasia e nevojshme e energjisë për përmbushjen e kërkesave të klientëve që përfitojnë nga Shërbimi Universal i Furnizimit të sigurohet në tregun e parregulluar nga shoqëria e prodhimit të energjisë elektrike, aksionet e së cilës kontrollohen pjesërisht apo plotësisht nga shteti.”.
4-Ngarkohen Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe shoqëria “KESH”, sh.a. për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: energji elektrikevkm
Pas

Ushtarja nga Izraeli publikon FOTOT me bikini, “çmendet” rrjeti

Para

Sherr me thika në lokal, plagoset 44-vjeçari nga Kavaja

Para
Sherr në familje, dhëndrri plagos vjehrrin, vjehrrën dhe kunatën me thikë

Sherr me thika në lokal, plagoset 44-vjeçari nga Kavaja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.