03:04 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Zgjedhja e Metës President, Kryemadhi: Më lini ta mendoj, të marr frymë… do të dëshiroja Vasilin ose Daden

18:45 | 28/04/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhja e Metës President, Kryemadhi: Më lini ta mendoj, të marr frymë… do të dëshiroja Vasilin ose Daden

Deputetja Monika Kryemadhi dhe njëkohësisht gruaja e Ilir Metës ka folur pas zgjedhjes së këtij të fundit si president. 

“Zonja e parë nuk ekziston në kushtetutë se nuk jemi asnjë vend i pasur.  Sigurisht do të jem deputete e parlamentit”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej ajo u shpreh për zgjedhjen e Metës si president.  Më lini ta mendoj, më lini të marr frymë përsa i përket Vasilit është zëvëndës kryetar i LSi-së.  S’e kam uruar Metën, akoma nuk jam e kthellët për atë që ndodhi. Unë do t’i uroj që zoti  t’i jap lumturi dhe pozicioni që ai mori, ta marr me përgjegjësi.

Mua do të më pëlqente Petrit Vasili dhe Arta Dade si presidente. Shpresoj që opozita të vijë dhe të marr rolin e saj. Unë kam përshtypje se sipas Kushtetutës bëhet president në korrik Ilir Meta. Kemi nevojë për garanci që të mos bëhemi si Maqedonia”, u shpreh Monika Kryemadhi.

lir Meta u zgjidh presidenti  i Republikës së Shqipërisë, me 87 vota por dhe dy vota kundër. Seanca u drejtua nga nënkryetarja Valentina Leskaj dhe të pranishëm ishin 89 deputetë. 

Më herët u zbardhën edhe emrat e 23 deputetëve që kanë firmosur për të propozuar Metën për president. Mes tyre ishte edhe Monika Kryemadhi, Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi.

Komisioni i Ligjeve i ka dhënë “OK”-in kandidaturës së Ilir Metës për President pasi plotëson të gjitha kërkesat kushtetuese dhe ligjore.  Ky komision drejtohej nga Vasilika Hysi, ku ka paraqitur jetëshkrimin, vetëdeklarimin e garantimit të integritetit të Metës. Komisioni ka marrë shkresën e KQZ-së për formularin e vetëdeklarimit të kandidatit Meta. Sipas KQZ-së rezulton se Ilir Meta nuk është në kushtet e  ndalimit. Po kështu plotëson kushtin që është mbi 40 vjet dhe kadidatura e tij përmbush kushtet ligjore dhe nuk ka asnjë problem kushtetues.

Sipas komisionit të ligjeve Ilir Meta është kandidat i vetëm për president dhe për këtë të gjithë deputetët kanë rënë dakord.

Meta u zgjodh president në raudin e katërt të votimit, pas djegies së 3 raundeve të para. Dje ka qenë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi që i ka bërë presion LSI-së për zgjedhjen e presidentit të ri dhe disa minuta më vonë nisën lëvizjet për mbledhjen e firmave.

(J.V/Shuplaka)

Etiketa: metaMonika Kryemadhipresident
Pas

Ambasada Amerikane uron Metën pas zgjedhjes si President i Republikës

Para

Meta pas zgjedhjes President: Po të kishin dalë 83 vota do dëgjonim z.Ruçi që prandaj u dogjën tre raundet se nuk i kishin 84

Para
Meta pas zgjedhjes President: Po të kishin dalë 83 vota do dëgjonim z.Ruçi që prandaj u dogjën tre raundet se nuk i kishin 84

Meta pas zgjedhjes President: Po të kishin dalë 83 vota do dëgjonim z.Ruçi që prandaj u dogjën tre raundet se nuk i kishin 84

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.