22:41 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zgjedhja e Panuccit, Vasili: Lajm i mirë për gjithë tifozët, siguron vazhdimësinë e rezultateve të suksesshme

14:37 | 19/07/2017
në Flash, Politikë, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
“100 mijë vende pune të mirëpaguara për të rinjtë”, Petrit Vasili u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve në Facebook (VIDEO)

Për zgjedhjen e trajnerit të ri të Kombëtares Shqiptare ka reaguar dhe kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Ai thotë se zgjedhja e teknikut Italian në krye të stolit kuqezi është një lajm i mirë për të gjithë tifozët.

Po ashtu Vasili e konsideron zgjedhjen e Panuccit si mjaft të goditur që siguron vazhdimësinë dhe premisa të mëdha për rezultate të tjera të suksesshme të kuqezinjve.

“Panucci, një lajm i mirë për kombëtaren dhe për të gjithë tifozët. Ish-futbollist i madh, që vjen nga një shkollë e madhe futbolli dhe trainerësh si Italia. Zgjedhje e goditur që siguron vazhdimësinë dhe premisa të mëdha për rezultate të tjera të suksesshme të kuqezinjve”, shkruan Vasili.

Po kush është Christian Panuçi:

Panuçi është një mbrojtës i njohur në Serinë A italiane. Ai e ka nisur karrierën te Xhenoa në vitin 1990, ndërkohë që pas tri vitesh u transferua te Milan, ku fitoi edhe Champions në sezonin 1993-1994. Në 1996 ndoqi Kapelon në Spanjë, duke u bërë pjesë e Real Madridit, me të cilën fitoi dhe La Ligan në 1997 dhe Champions një vit më vonë.

U rikthye në Seria A në vitin 1999 tek Interi dhe në sezonin pasardhës u huazua në Londër, te skuadra e Çelsit e më pas kaloi te Monako. Në vitin 2001 rikthehet sërish në Itali te Roma, sërish nën drejtimin e Kapelos, ku qëndroi për tetë vite. Panuçi ka qenë një ndër mbrojtësit më të mirë në Itali, teksa i dha fund karrierës në vitin 2010 te Parma. Me kombëtaren italiane ka zhvilluar 58 ndeshje, duke shënuar 4 gola.

Pasi vari “këpucët në gozhdë”, Panuçi nis karrierën si komentator sportiv në “Sky Italia” në vitin 2011, ndërkohë që më vonë u bë dhe pjesë e spektaklit “Dancing Ëith the Stars”. Në vitin 2012 u zyrtarizua te Palermo për t’u bërë menaxher dhe zbulues talentesh, ku qëndroi vetëm disa muaj.

Po në këtë sezon nis karriera e tij në pankinë. Ai bëhet ndihmës i Fabio Kapelos te Rusia, por largohet nga detyra pas dy vitesh pas përplasjeve që pati me të. Në 2015-ën mori drejtimin e Livornos në Serinë B, teksa e drejtoi këtë skuadër në 36 ndeshje, ndërkohë që në gushtin e vitit të kaluar drejtoi Ternanën. 

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: PANUCIpetrit vasilivasili
Pas

FOTOT për mos t’u humbur, princi George dhe Princesha Charlotte të përgjumur, “turpërojnë” prindërit

Para

Dalin FOTOT, KUSH ishte vajza që i kishte rrëmbyer zemrën Stresit dhe u ndanë pak kohë më parë

Para
Dalin FOTOT, KUSH ishte vajza që i kishte rrëmbyer zemrën Stresit dhe u ndanë pak kohë më parë

Dalin FOTOT, KUSH ishte vajza që i kishte rrëmbyer zemrën Stresit dhe u ndanë pak kohë më parë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.