20:59 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhjet ’17, KQZ-ja vendos afatet për koalicionet dhe kandidatët, brenda prillit vendimet e mëdha

08:36 | 09/12/2016
në Aktualitet, Politikë
0
KQZ voton ndryshimet. Tiranës dhe Durrësit i shtohen mandatet, 3 qyteteve të tjera i hiqen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot, planin e punës për zgjedhjet e 18 qershorit. Sipas afateve të vendosura prej saj, subjektet politike do të duhet të regjistrojnë në KQZ para datës 5 maj 2017, listat shumemërore të kandidatëve që do të caktojnë partitë politike për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare.

Ndërsa limiti kohor për të regjistruar koalicionet zgjedhore është caktuar të jetë para datës 19 prill, datë kur KQZ-ja ka planifikuar të miratojë në mbledhje të posaçme kërkesat e partive për të kandiduar në koalicion më 18 qershor.

Kështu, dy partitë kryesore, PS dhe PD duhet të kenë caktuar deri në këtë datë, nëse do të dalin në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit me koalicionet që kanë apo do të ndryshojnë aleatë.

PS-ja dhe LSI-ja tashmë kanë deklaruar paraprakisht se do të vendosin brenda këtij viti për të ardhmen e aleancës së tyre, nëse do ta vijojnë apo jo atë. Kryeministri Rama deri më tani nuk ka ndryshuar qëndrim, duke thënë se aleanca me LSI-në duhet të vijojë.

Ndërsa kreu i LSI-së, Ilir Meta ua la këtë vendim forumeve të partisë së tij, që tashmë janë zgjedhur, dhe pritet të kthejë një përgjigje edhe zyrtare ndaj aleatit të tij.

Etiketa: aktualitetpolitike
Pas

VIDEO/ Era Istrefi kërkon votën përballë Dua Lipës

Para

I sekuestruan në Ishëm avionin, kompania italiane kërkesë Prokurorisë për t’ia kthyer

Para
I sekuestruan në Ishëm avionin, kompania italiane kërkesë Prokurorisë për t’ia kthyer

I sekuestruan në Ishëm avionin, kompania italiane kërkesë Prokurorisë për t'ia kthyer

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

Ndërhyrje te “Ura e Vashës”, procedohet 50-vjeçari në Klos

Naim Murseli nën ekzaminim psikiatrik në QKUK pas vrasjes së Liridona Ademajt

Mbyllen bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të zhvillojë armë bërthamore

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të IDF: Ushtria izraelite gati për një fushatë ushtarake të zgjatur në një luftë me shumë fronte

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.