E ftuar në studion e FaxNews, ditën e sotme ka qënë deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi.
Ajo ka diskutuar për situatën aktuale politike, zgjedhjet e 30 qershorit por nuk ka lënë jashtë vëmendjes dhe komentimin e partisë së re ‘Bindja Demokratike’.
E pyetur nga gazetarja Xhilda Kondi për 3 amendamentet e kodit zgjedhore të dorzuara ditën e sotme në Kuvend, nëse do të ishin apo jo të mjaftueshëm për të zhvilluar një reform të plotë zgjedhore, Ekonomi është shprehur:
“Partia Socialishte dhe Partia Demokratike kishte filluar procesin për të reformuar sistemin zgjedhor dhe në moment e fundit opozita zgjodhi të digjte mandatet. Por në këtë fazë që jemi tani kemi konsoliduar një komision me përfaqsuese të opozitës së re dhe të pozitës, për të vijuar atë që la në mes opozita që tashmë është jashtë Kuvendit.”
Ekonomi ka vijuar më tej duke u shprehur se deputetëve të rinjë mund t’u besohet reforma zgjedhore sepse ata vijë pikërisht nga listat e partive dhe të zgjedhur nga liderat e tyre.
“Deputetët e rinjë ishin pjesë e pjesës së dytë të listave nga partitë që dogjën mandatin.Këta janë deputet të zgjedhur nga liderat e partive, kështu që nuk duhen paragjykuar.Ata janë deputet të elektoratit dhe mund të lexohen dhe të kuptohen shumë qartë nga elektorati I tyre. “
E pyetur nga gazetarja nëse do t’a presin apo jo opozitën deri në muaj maj, një muaj para zgjedhjeve, deputeta është shprehur qartë se Partia Socialiste tashmë e ka shtrirë dorën për bashkëbisedim, por ende s’ka marrë një përgjigje.
Ndërkohë që ajo është shprehur se nuk ka asnjë mundësi që kjo situate të krijoj një gjendje destabiliteti qoftë në procesin zgjedhor por dhe në vend.
“Ne i kemi ofruar dhe një vend opozitës por i takon asaj të marrë vendimin megjithse ne ua kemi shtrirë dorën për bisedim. Sa I përket destabilitetit është absurd kjo gjë. Është absurd gjithashtu kërkesa për lënien e mandatit. Megjithse të gjitha këto janë gjëra të përsëriura, situate aktuale është e njëjtë si çadra e 2017.
Sa I përket procesit zgjedhor Ekonomi është shprehur se ai do të jetë I rregullt edhe pse opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.
“Në gjykatë janë mbi 125 parti të regjistruar, dhe të gjitha këto janë të afat për të marrë pjesë në zgjedhje. Ndërkohë që kodi zgjedhor e ka përcaktuar mirë fare këtë proces. Janë 42 parti që marrin pjesë në zgjedhje dhe 6 kandidat të pavarur. Pikërisht në këtë moment ne ofrojmë pluralizëm të pastër. Edhe pse PD dhe LSI e shikojnë si fitore djegien e mandateve kjo nuk është e drejtë. Elektoriati I këtyre partive ka ngeluar pa zë. Ndërkohë sa i përketë maxhorancës ajo nuk ka mundësi të shtyjë zgjedhjet, sepse datën e tyre e përcaktojnë të tjera organe të cilat kanë kopetenca të plota sa I përket kësaj çështjeje.”
Lidhur me krijimin e partisë së re, Ekonomi vetëm i ka uruar fat të mirë.
“Maxhoranca tani është e përqëndruar të shkojë përpara me zgjedhjet e veta, duke diskutuar për koalicionin e vetë. Si Parti Socialiste ne kemi vision t’a çojmë vendin para, drejtë Europës. Ne partisë të re I urojmë sukses, vetëm kaq.”
Deputetja e Partisë Socialiste e ka mbyllur fjalën e saj duke komentuar veprimin e Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërine.
“Ai është vendim i Holandës dhe neve shumë pak na ngelet për të diskutuar por naga ana tjetër rikthimi i vizave tregon një veprim të mendimeve të një grupi deputetësh të caktuar. Janë 5 kritere për rikthimin e vizave, kam përshtypjen e që ky është nga ato lloj vendimesh që PS do e marrë në konsideratë, dhe do të vazhdojë betejën e saj.”