Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot do të nisë procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë. KQZ-ja njoftoi se gjatë këtij procesi do të verifikohen edhe rezultatet e subjekteve politike, siç parashikohet në Rregulloren e Zgjedhjeve të KQZ-së për Qendrat Bashkiake të Numërimit.
“Ju informoj se ditën e martë në qendrat bashkiake të numërimit do të nisë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sqarojmë se gjatë këtij procesi, siç parashikon Rregullorja e Zgjedhjeve e KQZ-së 16/2024 për Vendet Bashkiake të Numërimit, do të verifikohen rezultatet e subjekteve politike”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Ky institucion ka bërë të ditur se pas përfundimit të këtyre procedurave do të bëhet numërimi i votave nga diaspora, votave të kushtëzuara, votave nga personat me aftësi të kufizuara dhe aspekte të tjera.
“Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave të kushtëzuara, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera të parapara me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do të shpallë rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, thuhet në njoftim.