02:47 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë/ Qarku kryesor në Xhorxhia numëron votat e hershme, rezultatet pritet të dalin…

19:11 | 05/11/2024
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë/ Qarku kryesor në Xhorxhia numëron votat e hershme, rezultatet pritet të dalin…

Një nga qarqet etnikisht më të larmishme në pjesën jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara do të jetë mes atyre që do të njoftojnë të parat rezultatet paraprake në zgjedhjet kombëtare mbrëmjen e së martës. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman, njofton nga qyteti Lawrenceville i Xhorxhias lidhur me numërimin e votave në qarkun Gwinnett pranë kryeqytetit Atlanta.

Në qarkun Gwinnett të Xhorxhias ka filluar procesi i numërimit të votave me postë dhe atyre të hershme. Rezultatet do të publikohen në momentin e mbylljes së qendrave të votimit në 7 të mbrëmjes.

Mbikëqyrësi i zgjedhjeve për qarkun, Zach Manifold, i tha Zërit të Amerikës se rreth 70% e totalit të votave të numëruara do të njoftohen në orët e para pas mbylljes së qendrave të votimit.

“Pas kësaj fillon pritja e gjatë. Të dhënat e para mbërrijnë rreth orës 20:30, në varësi të radhës së votuesve. Kemi 156 qendra votimi që duhet të njoftojnë rezultatet. Qendra e fundit i njofton rezultatet mes orës 23:30 dhe mesnatës”.

Qarku Gwinnett njihet për popullsinë e larmishme, pasi asnjë grup etnik nuk përbën më shumë se një të tretën e banorëve.

“Kemi një larmi të madhe të popullsisë hispanike, aziatike dhe zezake. Kjo larmi përfaqëson Amerikën, prandaj ka interes të lartë rezultati i zgjedhjeve në këtë qark sepse i ngjason Amerikës moderne”, thotë për Zërin e Amerikës, Zach Manifold, mbikëqyrës i zgjedhjeve të qarkut Gwinnett.

Mbështetja e fortë për demokratin Joe Biden në këtë qark katër vjet më parë e ndihmoi atë të fitonte në Xhorxhia.

Që nga viti 1980 deri në vitin 2012, qarku Gwinnett ka votuar për republikanët por i dha një mbështetje pak më të madhe demokrates Hillary Clinton në vitin 2016. Kandidati Trump fitoi në shtetin Xhorxhia atë vit, çka ishte çelësi i fitores së zgjedhjeve presidenciale.

Pas

Hapen qendrat e votimit dhe në Hawaii, votimi po zhvillohet në të gjithë Amerikën

Para

VIDEO/ Kamala Harris apo Donald Trump? Hipopotami viral parashikon fituesin e zgjedhjeve amerikane

Para
VIDEO/ Kamala Harris apo Donald Trump? Hipopotami viral parashikon fituesin e zgjedhjeve amerikane

VIDEO/ Kamala Harris apo Donald Trump? Hipopotami viral parashikon fituesin e zgjedhjeve amerikane

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.