Gjykata Apelit Administrativ, ka rikthyer në garë kandidaten për Gjykatën Kushtetuese Zhakilan Peto. Vendimi është marrë nga gjykata mëngjesin e sotëm.
Ndërkohë, seanca për Shaqir Hasanin do të zhvillohet në orën 14:00. Kujtojmë se javën e kaluar gjykata Administrative rrëzoi ankimimin e skualifikimit të kandidatit të Gjykatës Kushtetuese Eugen Papandile.
KED e skualifikoi për mos plotësim kriteresh. Ndërkohë, tani KED duhet ta verifikojë për të tretën herë.
Zhaklina Peto ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1995 dhe zotëron titullin Master në Shkencat Civile si dhe PHD. Ajo është pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë prej vitit 1996 si dhe autore e disa librave në fushën e së drejtës.
Discussion about this post