07:58 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zhdukja e ”Lasgushit”, media zviceriane jep detajet: ‘Air Albania’ bëri disa xhiro, e mori Turqia

11:58 | 06/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zhdukja e ”Lasgushit”, media zviceriane jep detajet: ‘Air Albania’ bëri disa xhiro, e mori Turqia

Ditët e fundit rrjetet sociale janë pushtuar nga meme që ironizojnë ‘zhdukjen’ e Air Albania. Prej muajsh na është thënë se kompania është në proces licencimi dhe kjo procedurë do të vonojë.

Megjithatë një portal i specializuar në fushën e aviacionit, i quajtur Ch-Aviation, me qendër në Zvicër, lajmëron se planet për Air Albania janë harruar. Madje portali i njohur thekson se avioni i Air Albania i është kthyer Turqisë.

Pra ‘Lasgushi’ ishte thjesht një vegël për marketing? Ende nuk dihet asgjë me saktësi përsa kohë nuk flet asnjë zyrtar.

Shqiptarët e kanë pritur me ankth praninë e një linje ajrore shqiptare që do ulte çmimet e kripura të fluturimeve nga Rinasi. Kur bëri fluturimin e parë të provës avioni ‘Lasgushi’ i Air Albania, një agjenci e quajtur Airline Geeks shkroi për një ‘linjë misterioze’, shkruan ‘’Syri.net”.

Kurse Murat Herdem i portalit turk ‘Airport Haber’ mendon se bashkëpunimi i Turkish Airlines me Air Albania do jetë blofi i radhës. Sipas tij, ky është një ‘deja vu’ i bashkëpunimit të Turkish Airlines me Air Bosna, kur kompania përjetoi një eksperiencë të hidhur me humbje prej miliona eurosh.

“Mënyra se si ka nisur partneriteti është e njëjtë. Të dy partneritetet po realizohen me orientim politik dhe jo si veprim komerçial, çka do i kushtojë Turkish Airlines miliona euro humbje,” parashikon Herdem.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: Air AlbaniaAvionLasgushiturqia
Pas

10-vjeçarja e pranishme në lindjen e motrës, foto që do ju lënë pa frymë

Para

Pedagogët vendosin protestë pa afat, ja vendimi që kanë marrë sot

Para
Pedagogët vendosin protestë pa afat, ja vendimi që kanë marrë sot

Pedagogët vendosin protestë pa afat, ja vendimi që kanë marrë sot

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.