Një zjarr i madh ka përfshirë zyrat e gjigantit farmaceutik të Danimarkës Novo Nordisk në periferi të Kopenhagës, njoftoi shërbimi zjarrfikës.
“Është një zjarr i madh. Kemi vendosur rreth 100 zjarrfikës”, tha shefi i operacioneve Martin Smith, duke sqaruar se ndërtesa është evakuuar. Gjigandi farmaceutik prodhonte Ozempic.
Zjarri shpërtheu në një kontejner në një kantier ndërtimi në Novo Nordisk dhe u përhap në çatinë e një ndërtese ngjitur të kompanisë fqinje. Tymi është i dukshëm nga një distancë prej 30 kilometrash. Zjarri i sotëm ndodhi më pak se një javë pas zjarrit të 16 majit në një vend tjetër në Novo Nordisk në Kalundborg, i cili nuk ndikoi në prodhimin e kompanisë.